Secondary Adv

Lister ka krijuar veturen familjare qe arrin 320 km/h

Share on Google+

Firma prodhuese e makinave të garave, Lister ka krijuar një model kamionçine për përdorim familjar që arrin një shpejtësi deri në 320 km/h.   

 

Lister quhet kompania prodhuese e makinave të garave e cila së fundmi ka prezantuar një model të ridizejnuar të një automjeti familjar, të fokusuar tashmë në performancë më të lartë dhe premton të sjellë shpejtësi deri në 320 km / orë të krahasueshme me shumicën e makinave sportive. Kompania britanike e makinave të shpejtësisë së lartë,"Lister" ka përfunduar modelin e saj të automjetit më të ri që mendohet se do të kushtojë rreth 110,000 dollarë, e cila ndryshe nga automjetet e tjera të destinuara për përdorim familjar, mund të arrijë deri në 96 km / h në vetëm rreth 3,5 sekonda.  

 

Lister LFP, i cili është aktualisht në fazën e konceptit, bazohet në një Jaguar F-Pace sportive. Kjo e fundit është e aftë për një shpejtësi maksimale prej 195-280 kph. Specifikimet e plota për Lister LFP do të zbulohen më vonë gjatë muajit shtator, dalja në treg për shitje e automjetit është njoftuar nga kompania se do të jetë në muajin tetor. Versioni origjinal i Lister ishte një nga makinat sportive më të suksesshme britanike të garave të viteve 1950, duke fituar pothuajse çdo garë dhe ishte pothuajse e pamundur të mundej nga asnjë kundërshtar si në Britaninë e Madhe, ashtu dhe në SHBA.  

 

Kohët e fundit firma me bazë në Kembrixh i është rikthyer makinave sportive me performancë të lartë të dizajnuara për përdorim të përditshëm dhe jo për gara. Modifikimet e gjera të fibrave të karbonit në trupin e LFP mund të ndihmojnë për ta bërë atë makinën sportive më të shpejtë në botë, sipas dizajnuesve të tij. "Bazuar në treguesit e hershëm, modeli ynë i ri premton të përsërisë suksesin e LFT-666 dhe ne me të vërtetë mezi po presim për të prezantuar makinën për përdorim familjar më të shpejtë në botë". Detajet e plota të modelit të ri janë ende në përfundim, por porosi të blerjes së kësaj makine ende pa u prezantuar kanë çuar kompaninë drejt një dëshire për të dhënë disa prej detajeve, përpara zbulimit zyrtar të modelit. 

 

"Makina nga Kembrixh", projektuar dhe ndërtuar fillimisht nga Brian Lister, mbizotëronte tregun në kulmin e viteve 1950, me vozitjen e Archie Scott Brown, si dhe yllin legjendar F1 Stirling Moss. Në vitin 2013, kompania Lister Motor është blerë nga babai dhe djali i ekipit Andrew dhe Lawrence Whittaker. Ata përdorin aftësitë tradicionale të kombinuara me njohuritë speciale me materiale të reja dhe teknikat më të fundit dhe të kohës, për të krijuar automjetet e tyre. Z. Whittaker shtoi: "patëm arritje të mëdha në 2018, si kompania më shpejtë në rritje e Britanisë së Madhe në sektorin e biznesit konkurues të industrisë motorike, sipas specialistëve kryesorë të analizave të pavarura financiare, Plimsoll. 

Gjatë gjashtë muajve të fundit kompania Lister Motor ka punuar shumë duke zhvilluar Divizionin e Tuning, duke filluar me modifikimin e Jaguar F-Type, Lister LFT-666 dhe ngritjen e selisë së re në Lancashire." Hedhja në treg e automjetit më të ri dhe më të shpejtë LFP premton një rritje të mëtejshme të pozicionit të kompanisë por edhe të të ardhurave të saj në treg gjatë vitit në vazhdim por edhe më tej, mësohet të jetë shprehur zotëruesi i kësaj kompanie.  


Më të lexuarat në Inovacion