Secondary Adv

Taksite elektrike qe fluturojne me shpejtesi 320 km/h

Share on Google+

Vertical Aerospace planifikon që brenda katër viteve të transportojë pasagjerë me anë të taksive elektrike që mund të fluturojnë në shpejtësi afro 320kmh.   

 

Shërbimi i transportit ndër qytetas me anë të taksive fluturuese mund të bëjë të mundura fluturime të shkurtra, që mbajnë pasagjerë të shumtë duke përdorur avionë të pilotuar, sipas themeluesit të kompanisë të fluturimit Bristol, Vertical Aerospace. Që nga fillimi i saj në 2016, firma ka punësuar 28 ekspertë të hapësriës ajrore si dhe ekspertë teknikë nga Airbus, Boeing, Rolls-Royce, Martin Jetpack dhe General Electric. Themeluesi Stephen Fitzpatrick, i cili është një ish pronar i një ekipi të garës Formula 1, tha se sipërmarrja e tij e re do të zbatojë mësime nga garat F1 për të ndërtuar avionin elektrik të uljes dhe ngritjes vertikale (eVTOL). 

 

Automjeti ajror i cili fuqizohet me anë të baterisë ka një shtrirje prej 150 kilometrash me një shpejtësi maksimale prej 300kmh, tashmë një model i përmirësuar dhe shumë herë më i fuqishëm, i aftë të transportojë pasagjerë deri në distanca prej 800 km, që do të thotë se mund të marrë pasagjerë deri në Paris dhe të kthehet mbrapa. Firma zhvilloi një test fluturimi të prototipit të taksisë fluturuese pa pilot me një pasagjer të vetëm, në një aeroport në Gloucestershire në qershor. Firma realizoi një gjë të tillë fill pasi iu dha leja e fluturimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar (CAA). 

 

Kompania është e para në Britaninë e Madhe që ka testuar një automjet VTOL që mund të përdoret në disa nga korridoret ajrore më të mbingarkuara në botë, pasi nuk kërkon një pistë. "Duhet të merni në konsideratë që fluturimet më të populluara në Londër dhe jashtë saj, janë në Paris, Dublin dhe Edinburg, dhe si rrjedhojë duke qenë në gjendje të fluturojnë në ato qytete pa patur nevojë për një pistë, do të kompensonte nevojën për të zgjeruar Heathrow", tha Fitzpatrick për The Times."Pasagjerët do të nisen nga vendet shumë afër shtëpive ose bizneseve të tyre dhe do të ulen shumë afër pikave të destinacionit të tyre, në vend që të udhëtojnë në një aeroport 40 deri 50 kilometra jashtë qytetit", u shpreh përsëri Fitzpatrick. 

Mjeti në ngjyrë të zezë që do përdoret për transportin e pasagjerëve, tani është duke u përgatitur për të prodhuar një version pilot të krahut të fiksuar, të avionëve të ngritjes vertikale, të aftë për të transportuar pasagjerë të shumtë. Firma prodhuese do të punojë me rregullatorët për të fituar certifikimin në fazën e parë të projektit të taksive ajrore në vitin 2022, u tha nga përfaqësues zyrtarë. Në një fazë të mëvonshme, kompania do të kërkojë të zgjerojë gamën e avionëve, të prezantojë elementët e fluturimit autonom dhe të zgjerojë numrin e itinerareve të lejuara që mund të shërbejnë. 

 

"Ne po investojmë në të gjithë evolucionin e teknologjisë që po zhvillohet në hapësirën ajrore por ne po përpiqemi ta zbatojmë atë në diçka që është e mundur të realizohet si dhe në diçka që mund të vihet në punë brenda katër viteve", tha zoti Fitzpatrick, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Vertical Aerospace." Konkurrentët që punojnë për të sjellë vetura autonome fluturuese shkojnë nga gjigandi aeronautik Airbus tek Uber. Firma gjermane Volocopter është duke testuar dronët taksi të cilët përfaqësojnë helikopterë të vegjël të cilët janë fuqizuar nga 18 motorë. 

 

Disa nga këto projekte planifikohen të kenë një funksion të caktuar që lidhet me  shërbime që mund të porositen, sipas kërkesës, nëpërmjet smartphonëve, shërbim i cili do të mundësohet nga këto mjete fluturuese, që në shumicën e rasteve janë dronë. Themeluesi i Vertical Aerospace gjithashtu ndodhet i përfshirë edhe në tregun e energjisë ku numëron rreth 680,000 konsumatorë, ose 2.5 për qind të tregut të brendshëm të energjisë me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar dhe punëson 1200 punonjës. 


Më të lexuarat në Inovacion