Secondary Adv

Dizajnet me te fundit per arredimin e dhomes tuaj te gjumit

Share on Google+

Dhoma e gjumit është gjithnjë hapësira e preferuar për tu arreduar, dhe si e tillë ajo kërkon më shumë impenjim për të sjellë një dizajn sa më unik dhe modern.   

 

Ashtu si për çdo hapësirë tjetër të shtëpisë, edhe për dhomën e gjumit gjithnjë mundohemi të sjellim risitë e arredimit por edhe pak karakteristika unikeqë flasin rreth stilit tonë. Një ndërthurje e tillë mund të bëhet mjaft mirë, dhe pikërisht për këtë ju vijnë në ndihmë këto shembuj arredimesh të renditura më poshtë.  

 

 

Në dizajnin e kësaj dhome gjumi vihet re një krevat ngjyrë gri i kombinuar në mënyrë perfekte me një dysheme e cila është në të njëjtën ngjyrë, duke sjellë një prekje luksoze në një dizajn të brendshëm modern. 

 

Këtu vihet re një ndërthurje e përkryer e së resë me të vjetrën, e arritur përmes një kombinimi mahnitës të ngjyrës së krevatit me dyshemenë por edhe me aksesorë të tjerë të vendosur në dhomë, siç mund të jetë një pikturë që përmban të njëjtat kolore me pjesën tjetër të dhomës. 

Një arredim i brendëshëm mjaft i veçantë është realizuar në këtë dhomë gjumi, në të cilën dominon dukshëm një shtrat pa këmbë, ngjyra e bardhë e mureve si dhe një abazhur ngjyrë floriri mjaft modern. Një dizajn i thjeshtë por i duhuri për shkak se krevati është detaji kryesor i këtij arredimi.   

 

Një dizajn ku mbizotëron ngjyra gri, por që është krejtësisht modern, vjen me një shtrat të sheshtë pa këmbë i cili ka edhe një model mjaft unik në pjesën e kokës. Një tavolinë po e sheshtë e vendosur në krah të krevatit e ndërthurur me një ngjyrë të artë, si llampadanë të cilët qëndrojnë të varur në të dyja anët e krevatit, i shtojnë veçantinë kësaj dhome.  

 

Dizajni bardhë e zi i kësaj dhome kaq kontemporane i cili mbizotëron në të gjithë dhomën, por që thyhet paksa me dy tavolina ngjyrë floriri që qëndrojnë në krah të krevatit, është ndër më unikët e hasur deri më tani.   

 

Ky dizajn gjigant i dhomës së gjumit nga Jamie Drake përbën një arredim që ngjason me një pishinë për shkak të dizajnit të krevatit dhe ngjyrës dominuese blu në të gjithë dhomën.   

Një dizajn i brendshëm i dhomës së gjumit, i cili të ofron një ndjesi të pakrahasueshme të qëtësisë, përdor tonet neutrale ku dominon ngjyrat e zbehta të hapura për të arritur një dizajn relaksues dhe modern në të njëjtën kohë.  

Kjo dhomë gjumi ka një krevat që ofron një ndërthurje mjaft të veçantë të ngjyrës gri me atë të kaltër, ngjyrë e cila është përdorur për pjesën e kokës. Pjesa më unike përbërëse e këtij dizajni janë mbajtëset e abazhurëve, të cilat kanë një ngjyrë të artë dhe që gjithashtu shfaqin një strukturë mjaft elegante. 

   

Vihet re lehtë që pjesa më unike në këtë dizajn është krevati, i cili ka përmasa të mëdha sidomos në strukturat kufizuese të tij. Prekja e veçantë dhe luksoze ofrohet nga pasqyra e murit dhe një llambadar mahnitës i artë i cili ka një formë mjaft moderne.

 

Ngjyrat e përdorura në këtë dhomë si për mobiljet por edhe për muret, janë të përkryera. Stil modern, mobilje bashkëkohore, aksesorë të veçantë si dhe ngjyra perfektshmërisht të kombinueshme, formojnë një dizajn të pakrahasueshëm.  


Më të lexuarat në Arredim & How-To