Secondary Adv

Tenda e diellit e perbere nga drone autonome

Share on Google+

Universiteti i Shtutgartit ka projektuar një tendë e cila ka një strukturë të formuar nga dronë autonomë që qëndrojnë të bashkuar për të mundësuar hije.  

 

Dronët në të ardhmen mund të mos përdoren vetëm për të kryer shërbime transporti por ato mund të gjejnë mjaft mirë përdorim edhe në arkitekturën moderne. Bëhet fjalë për arkitekturën e teknologjisë inteligjente, në të cilën bazuar në projektin e këtij univeristeti, dronët mund të përdoren edhe si strukturë për tenda. Sipas projektit të ndërtuar nga universtiteti i Shtutgartit, dronë të shumtë mund të ndërtojnë së bashkë me anë të një sistemi të veçantë, një tendë të përdorur në një hapësirë të gjerë publike. 

 

Aftësitë unike të dronëve mund të kenë shumë për ti ofruar botës së ndërtimit, duke filluar me punën e mirëmbajtjes. Projekti i zhvilluar nga këta grup krijuesish kqa të bëjë me një tendë adaptive që ndryshon konfigurimin e saj teksa dielli lëviz nëpër qiell. Avantazhet e dronit në botën e ndërtimit rrjedhin nga fakti se ata mund të arrijnë çdo pikë të caktuar në hapësirë, ndryshe nga një vinç.  

Një gjë e tillë u ka dhënë atyre mundësinë që të mund të krijojnë ura prej litari si dhe të gjejnë përdorim edhe në raste të tjera lidhur me ndërtimin. Dhe ndërsa strukturat e tyre të vogla kufizojnë llojet e materialeve me të cilat mund të punojnë, shkencëtarët duket se e kanë kapërcyer këtë problem me flotën e sinkronizuar që fluturojnë në formim të ngushtë për të lehtësuar ngarkesën. Ideja është që në vend që të zëvendësojnë teknikat aktuale të ndërtimit, dronët mund të krijojnë forma të reja të arkitekturës që rimodelojnë peizazhet tona urbane në mënyra që ende nuk mund ta imagjinojmë. Fakte të tilla na sjellin në këtë projekt të ri nga Universiteti i Shtutgartit. 

I quajtur Projekti Cyber ​​Physical Macro Materials, sistemi prototip u përgatit nga një ekip i studentëve të masterit si një projekt i tezës së tyre, dhe shërben si një provë intriguese për një lloj risie të arkitekturës së rikonfigurueshme në shërbim të njerëzve. Sistemi arkitekturor përbëhet nga një strukturë çatie vetë-mbështetëse me një kulm të përbërë nga panele të cilat janë të një teknologjie të lartë. Në brendësi të strukturës së lehtë të fibrave të karbonit është një element mbrojtës nga dielli pra që eleminon rrezet e diellit, sensorë, modulet e komunikimit dhe grupe magnetash rreth skajeve në mënyrë që ato të mbyllen me panelet fqinje. 

 

Këto panele inteligjente pra të një teknologjie mjaft të lartë, lidhen me dronë autonome të pajisur me rrjet të komunikimit, duke bërë të mundur që të reagojnë sipas kushteve të mjedisit. Pra, një algoritëm mund t'u mundësojë dronëve t'u përgjigjen orientimit të ndryshueshëm të Diellit dhe të riorganizojnë panelet për të mbajtur një zonë në hije me të njëjtën madhësi dhe formë gjatë gjithë ditës. Një tjetër algoritëm mund të bëjë të mundur zbulimin e atyre që po qëndrojnë poshtë tij, duke shtuar, hequr dhe zhvendosur panelet për të mbajtur turmat të cilat shtohen, sa më freskët dhe larg diellit. Në gjendjen e tanishme, sistemi është mjaft i kufizuar sa i përket përdorimit praktik. 

 

Në përgjithësi, dronët autonomë nuk mund të lejohen ligjërisht të qëndrojnë përreth hapësirave publike të mbushura me njerëz dhe ka shumë mënyra për të qëndruar jashtë Diellit që nuk përfshijnë dronë të vegjël që ndërtojnë tenda dielli të improvizuara. Por nëse dronët do të jenë në gjendje të fluturojnë më shumë kohë në heshtje si dhe të kenë opsione më të mëdha të furnizimit të tyre si dhe me më pak rrezik, mund të vijë një kohë kur ata të mund të gjejnë përdorim mjaft të gjerë edhe në struktura të tilla të mjedisit tonë, si dhe si shërbime në hapësirat publike. 

 

Projekti ka të bëjë me ristrukturimin e qasjeve në lidhje me përdorimin e dronëve edhe në struktura ndërtimi. Mund të imagjinohet një tendë adaptive pra një tendë e ndryshueshme e cila lëviz në mënyrë autonome në një hapësirë ​​të madhe publike sipas pozicionit të diellit, duke u ofruar banorëve hije. 


Më të lexuarat në Inovacion