Secondary Adv

Gjithcka mbi pajisjet e reja te Apple

Share on Google+

Është zhvilluar tashmë eventi i shumëpritur nga Apple, ku u prezantuan pajisje të reja, disa prej të cilave ishin parashikuar.   

 

Apple ka prezantuar një model të ri ekonomik smartphoni të quajtur iPhone XR. Ky model i ri i iphone  i cili do të kushtojë 749 dollarë, përmban një ekran LCD 6,1 inç dhe vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu. Ky smartphon i ri u zbuluar së bashku me modelet e reja të kompanisë të cilat janë dy iphone të rinj të quajtur iPhone XS dhe iPhone XS Max, por jo vetëm kaq edhe Apple Wach vjen krejt ndryshe dhe me karakteristike të reja të zhvilluara. Por XR kushton shumë më pak se pajisjet e tjera pra modelet e tjera Apple, me rreth 250 dollarë më pak se modeli i sapo prezantuar iphone XS që do të kushtojë jo më pak se 999 dollarë, dhe rreth 700 dollarë më pak se versioni i këtij telefoni, iphone XS Max i cili në prezantimin e kompanisë u tha se do të kushtojë plot 1.449 dollarë. 

 

iPhone XS Max me 512GB e cila është memorja e brendshme më e madhe e krijuar ndonjëherë. Jetëgjatësia e baterisë së iphone XR të quajtur ekonomik për shkak të çmimit që krahasuar me modelet e tjera, është më i lirë, është gjithashtu më e fuqishme se e 2 pajisjeve të tjera, pasi ka tre orë më shumë kohëzgjatje të saj se XS, dhe dy orë më shumë se XS Max. Apple tha se porositë përpara se të dalë përfundimisht në treg për këto pajisje do të fillojnë që nga data 19 tetor, shpërndarjet e të cilave do të bëhen më 26 tetor. IPhone XR ka të njëjtin dizajn industrial me atë të iPhone-it, me një prerje të vogël në krye të ekranit për të strehuar Sistemin e FaceID. Në këtë pajisje është përdorur një ekran LCD më i lirë, në vend të OLED-it - si iPhone X, iPhone XS dhe iPhone XS Max. Phil Schiller i Apple tha se ekrani është 'ekrani LCD më i avancuar në një smartphone'. 

 

Apple ka përdorur teknologjinë LCD në të gjitha kategoritë e smartfonëve të mëparshëm. Në faqen e saj të internetit, Apple thotë se bateria e iPhone XR zgjat deri në 1.5 orë më shumë se iPhone 8 Plus i vitit të kaluar. Kompania gjithashtu thotë se telefoni e çon deri në 15 orë përdorimin e internetit , që do të thotë dy orë më shumë se iPhone XS Max dhe tre orë më shumë se XS. Për të bërë dallimin mes iPhone XR dhe iPhone XS dhe XS Max, firma ka përfshirë gjashtë versione të ndryshme të ngjyrave për tre modelet e ofruara. iPhone XR do të jetë në dispozicion në modele 64GB, 128GB ose 256GB. 

Ndryshe nga iPhone XS dhe iPhone XS Max, iPhone XR  nuk është i disponueshëm me një konfigurim 512GB të ruajtjes. iPhone XR fillon nga 749 dollarë për modelin 64GB. Celulari u zbulua si pjesë e një mori pajisjesh të reja të njoftuara në ngjarjen më të fundit të Apple në Kaliforni. Firma përfundimisht zbuloi modelin e saj të ri të parashikuar të iPhone-it, ku CEO i Apple,Tim Cook thotë se është 'deri më tani iPhone më i avancuar që kemi krijuar ndonjëherë'. Apple zbuloi pajisjen së bashku me iPhone XS Max, e cila përmban një ekran me shkëlqim 6.5 inç Super Retina, ekrani më i madh i prodhuar nga iPhone deri më tani. Të dyja këto pajisje sipas kompanisë janë gjithashtu të papërshkueshëm nga uji, tipar ky i njëjtë me modelin e tyre paraardhës, iPhone X. Telefonat më të rinj të Apple janë të pajisur me procesorë më të shpejtë dhe kapacitete më të mira memorie se kurrë më parë, duke u mbështetur në çipin e ri A12 Bionic të Apple. Sipas Phil Schiller nga Apple, smartphoni XS është "iPhone më i bukur që ne kemi bërë ndonjëherë."   

 

Ndërsa duke kaluar tek pajisjet e tjera të cilat gjithashtu janë prezantuar në këtë event, Apple Wach është një ndër prezantimet më të sukseshme të kompanisë. Series 4 Apple Watch quhet ora e re e Apple e cila sipas shefit operativ Jeff Williams "gjithçka është ridizajnuar dhe është rikonceptuar". Modeli i ri i Apple Wch shfaq një ekran më të madh, dhe ashtu siç kanë qënë edhe reagimet e admiruesve të kompanisë, më në fund kjo orë ka një ekran cep më cep. Ekrani është rreth 30 përqind më i madh, si dhe kjo orë ka një dizajn më të hollë. Jo vetëm që firma ka rishikuar dizajnin e saj, por Apple Watch i ri mund të kujdeset edhe për sigurinë e përdoruesit. Sipas Apple, ora mund të zbulojë rënie që mund të vijnë si shkak i humbjes së ndjenjave të përdoruesit dhe të dërgojë alarme në kontaktet e emergjencës.   

Ajo çfarë është quajtur edhe më e dobishme por edhe arritje, është se kjo orë është e pajisur me një sensor elektrik për zemrën të miratuar nga FDA që mund të realizojë një elektrokardiogram."Është një tipar që shpresojmë se nuk do të jetë asnjëherë e nevojshme për përdoruesit, por është me të vërtetë mirë të dihet se një mundësi e tillë ekziston," tha Williams për mjetin e ri të zbulimit të humbjes së ndjenjave. Sistemi i zërit është gjithashtu 50 për qind më i lartë se modelet e mëparshme. Seria 4 ka tre karakteristika të reja të zemrës, duke përfshirë njoftimet për rrahjet e ulëta të zemrës dhe shfaqjen e parregullsive që duket të jenë fibrilim atrial. Ajo gjithashtu ka një sensor elektrik të integruar që lejon përdoruesit të realizojnë një elektrokardiogram. 


Më të lexuarat në Inovacion