Secondary Adv

Modeli i ri LG V40 mund te permbaje 5 kamera

Share on Google+

LG ka njoftuar se më datë 3 tetor do të mbahet eventi i rëndësishëm për prezantimin e telefonit të ardhshëm V40 ThinQ.    

 

Ftesa e ngjarjes është e zbukuruar me frazën "merr pesë", e cila është komentuar si një ngacmim nga ana e kompanisë, pasi mendohet se kjo nuk është një frazë e rastësishme e përdorur, por ajo ka lidhje të drejtpërdrejtë me pajisjen e re që do të prenatohet. Analistë të ndryshëm e komentojnë një gjë të tillë të lidhur ngushtë me një karakteristikë apo tipar të vetë produktit, për të cilin mbahet edhe eventi. 

 

Gjerësisht që prej momentit të këtij njoftimi  të bërë nga ana e kompanisë, ka pasur reagime dhe komente të ndryshme, ku shumë e kanë lidhur këtë frazë drejtpërdrejt me dizajnin e smartphonit të ri që do të prezantohet në këtë event. Komenti dhe ideja e përgjithshme lidhet me kameran, ose më saktë me kamerat, pasi mendohet se ato do të jenë të shumta. Nga fjala pesë e përdorur në ftesën e eventit, lihet të kuptohet që ky model i ri smartphoni nga LG që do të quhet V40 ThinQ, do të ketë plot pesë kamera. Nëse kjo ndodh, V40 mund të jetë smartphoni i parë që përfshin pesë kamera. 

 

Gjithashtu kudo po qarkullojnë edhe pamje të një pajisje që thuhet se do të jetë V40 ThinQ, pra modeli i prezantuar në këtë event të rëndësishëm të kompanisë. Sipas këtyre pamjeve smartphoni i ri do të ketë tre kamera të pasme dhe dy të përparme, duke i bërë ato pesë në total, dhe duke simbolizuar smartphonin e parë deri më tani që ka arritur të ketë pesë kamera në përbërjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që një përpjekje e tillë ndodh, pra që të dilet jashtë nga korniza e modelit të zakonshëm të smartphonit, që me ndryshime në karakteristika dhe cilësi ndryshojnë nga njeri tjetri por kamerat kanë qënë zakonisht një elemnt i pandryshueshëm. 

 

Huawei gjithashtu gjatë këtij viti përfshiu në modelin e tij të smarthonit të quajtur P20, një sistem të trefishtë të kamerave por edhe disa kompani  të tjera kanë përfshirë sisteme të dyfishtë kamera në pjesën e përparme. Ky numër i kamerave lejon disa efekte të përpunuara të përpunimit, por më së shumti, ai thjesht ofron mundësi të ndryshme të zmadhimit. LG është përpjekur të vendosë serinë e vet të telefonave V duke i orientuar ata tek njerëzit që janë në kërkim të krijojnë lloje të ndryshme të mediave. Telefoni i fundit i LG V35 ThinQ, u harrua shpejt pas lançimit në qershor dhe kishte pak dallime nga G7 i LG, i cili shitet në të njëjtën kohë. 

 

Tani ndodhemi të paktën disa muaj  larg nga prezantimi i fundit i telefonit LG, por nuk është ende e qartë nëse LG planifikon të prezantojë diçka jashtëzakonisht të ndryshme. V40 pritet të ketë një procesor Snapdragon 845 dhe një quad DAC – dy karakteristika të cilat tashmë janë pjesë e modelit të prezantuar së fundmi nga kjo kompani, megjithëse thuhet se ky smartphon do të ketë një ekran 6.3 inç i cili përbën risi për sa i përket modeleve të mëparshme të kësaj kompanie.


Më të lexuarat në Inovacion