Secondary Adv

Weather Channel shfaq pamjet tronditese te uraganit Florence

Share on Google+

Një video nga The Weather Channel e realizuar përmes teknologjisë AR, tregon rrezikun nga uragani Florence dhe nivelin e përmbytjeve gjithnjë në rritje.   

  

Stufia tashmë ka filluar të godasë prej orësh brigjet e Karolinës dhe niveli i ujit që vjen si pasojë e përmbytjes nga ky uragan kaq i fuqishëm, është gjithnjë e më shumë në rritje. Një video e publikuar nga kanali i motit, tregon mjaft qartë se si në një kohë mjaft të shpejtë niveli i përmbytjeve është rritur frikshëm dhe do vazhdojë akoma të rritet, duke rrezikuar seriozisht jetë njerëzish. Stuhia është duke lëvizur ngadalë dhe pritet të sjellë rritje të stuhive vdekjeprurëse, si dhe shira të rrëmbyeshëm. 

"Kjo është me të vërtetë një katastrofë përmbytjejesh vdekjeprurëse", tha meteorolog Marshall Shepherd për The Verge në një intervistë. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon rritje të stuhive diku nga dy në më shumë se 11 metra të larta. Por është mjaft e vështirë të përfytyrosh se çfarë do të thonë shifra të tilla që sigurisht janë të frikshme, për dikë i cili gjendet pranë këtij uji, një rreziku fatal për jetën. Për këtë qëllim Qendra Kombëtare e Uraganeve u përpoq ta bënte të qartë me një grafik të animuar që tregon nivelet e ujit përmes ngjyrave të ylberit, duke u ngritur mbi kokat e një familjeje në një shtëpi. 

 

Grafiku është më efektiv sesa numrat, madje edhe harta. Por "Weather Channel" menjëherë i mori këto pamje dhe e zgjeroi edhe më shumë këtë parashikim dhe paraqitje vizuale, duke e bërë atë edhe më të gjallë dhe reale. Weather Channel arriti të përdorë realitetin e përqier për të treguar në kohë reale gjendjen e vendit të prekur nga uragani. Në këtë video shfaqeshin pamje të meteorologëve të këtij kanali televiziv, teksa përfshiheshin nga uji përreth tyre niveli i të cilit gjithnjë më shumë vinte duke u rritur. Meteorologët ishin Greg Postel dhe Ericka Navarro. 

 

Niveli i përmbytjeve vjen duke u rritur mbi kokat e tyre, ndërsa era dhe makina të panumërta lundrojnë në sipërfaqe. Pamjet të cilat u realizuan përmes realitetit të përzierë, u bënë të mundur në partneritet me shoqërinë e realitetit të shtuar The Future Group, i cili ka krijuar Unreal Engine - një platformë popullore për zhvillimin e video lojërave."Në vend që të krijonte efekte dhe t'i bënte ato në post-prodhim, procesi i përdorur për të krijuar pamje vizuale për shumicën e filmave, Unreal Engine ndërton efekte në kohë reale", raportoi Ren LaForme për Poynter kur The Weather Channel zbuloi teknologjinë në një demo të tornados. 

 

"Moti është një gjë e brendshme dhe fizike, dhe ne jemi duke u përpjekur ta rikrijojmë atë në mënyrën më realiste të mundshme." Në ekran, uji kullon mbi meteorologen si peshk duke notuar, duke shtuar theksin tek fjalët e saj se përmbytjet e Uragani t Florence kërcënojnë jetën. "Nëse ju e gjeni veten këtu, ju lutemi largohuni, thotë ajo."Nëse ju thuhet të largoheni, ju duhet të bëni pikërisht këtë, është shprehur meteorologia edhe në shenjë bashkëpunimi për thirjen rreth evakuimit të menjëhershëm të njerëzve në këto zona."


Më të lexuarat në Inovacion