Secondary Adv

10 stilet me moderne te divaneve per dhomen tuaj te ndenjes

Share on Google+

Divanet janë qendra e çdo dhome ndenje dhe rreth së cilëve krijohet i gjithë arredimi, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes atë që i përshtatet shijes tuaj. 

 

Në këtë artikull, ju mund të gjeni dizajnet më të mira për të ju frymëzuar rreth divaneve të ndryshme me një stil modern por dhe të përshtatshëm me stinën që tashmë ka hyrë, duke ofruar varietet që nga divane lëkurë, kadife apo me ngjyra. Gjeni dizajnin më të mirë të divaneve që përshtaten me personalitetin dhe hapësirën tuaj, opsionet më luksoze dhe moderne të përshtatshme për dhoma të mëdha apo të vogla të ndenjes.  

 

Divani me tre ndarje nga Vitra 

Një interpretim modern i një divan klasik, divani me tre vende nga Vitra është i përshtatshëm për tu kombinuar me një tavolinë të ulët. Jastëkë voluminoze pak të rrumbullakosura në pëlhura të buta ose lëkure e bëjnë këtë divan një vend për tu çlodhur pas një dite të gjatë dhe të vështirë.  

Atwood Sofa from Gus* Modern

 

Me një emër të frymëzuar nga novelisti kanadez, kjo divan është vendi i përsosur për t'u rehatuar dhe për të lexuar një libër të preferuar. Një stil mjaft i këndëshëm por edhe delikat, divani Atwood ka si karakteristika këmbët e dukshme dhe detajet e kopsave në pjesën e mbështetjes.  

Jane nga Gus* Modern

 

Divani Jane ka një pamje të rafinuar të shekullit të mesëm. Linjat e butë të shoqëruara me mbështetëse të butë të mbuluar nga kopsa, bëjnë që Jane të punojë me një sërë stilesh të brendshme. Ndërtuar nga druri FSC Certified, dhe duke paraqitur një bazë çelik inox si dhe veshje plastike në çdo këmbë për të parandaluar dëmtimin e dyshemesë, Sofa Jane është një divan unik plot stil.   

Rest 3-Seater  nga Muuto 

Dizajnuar nga Andersen & Voll Nga Muuto. Bëhet fjalë për një divan me një pamje të ngrohtë dhe mikpritëse që ju fton të relaksoheni. ky divan ka një bazë të brendshme çeliku dhe kornizë druri dhe mbështetëse si dhe anësoret të bëra nga material i butë si dhe të mbushura me pupla.  

Goetz™ nga Herman Miller 

Dizajni i realizuar nga Mark Goetz, 1999. Bërë në SHBA nga Herman Miller. Divani Goetz i kthen divanet tradicionale në modë, duke qënë se forma e saj dhe përbërja prej kompesate është dukshëm një element estetik dhe mjaft modern.     

Florence Knoll Lounge nga Knoll 

 

Dizajni nga Florence Knoll, 1954, është me të vërtetë një ikonë e dizajnit klasik modern. Detajet përfshijnë mbështetëse plotësisht të mbështjellë dhe të mbushur duke e bërë atë të butë dhe tërësisht të rehatshme. Korniza dhe këmbët e ekspozuara janë të ndërtuara prej çeliku duke krijuar një bazë krejtësisht solide. 

Suita Three Seater, nga Vitra

 

Dizajni nga Antonio Citterio, 2010, një dizajn krejtësisht modern, divani me tre shtresa me jastëkë të rrafshët është pjesë e koleksionit Suita nga Vitra. Dizejnuar për rehati maksimale, këto divanë janë të përshtatura në mënyrë unike për të ofruar një sërë madhësish dhe veçori shtesë për një përshtatje me hapësirën dhe ofrohen gjithashtu në një gamë të gjerë të pëlhurave dhe ngjyrave.   

Dane Standard nga True Modern

 

Dizajni nga Edgar Blazona. Dane Standard Sofa ruan estetikën e saj minimaliste, të hijshme dhe të lëmuar. I përkryer për çdo dhomë në shtëpinë tuaj, forma e shkëlqyer dhe klasike e Dane përmban krahë mjaft të ulët dhe këmbë të stilit danez.   

Divani Parker nga Thayer Coggin

 

Modeli i divanit Parker është një përzierje e këndshme e stileve klasike dhe moderne, duke arritur të bëhet pjesë hapësirave të ndryshme të ndenjes. 4 jastëkë mbrapa dhe 1 jastëk pas përshtaten me formën e saj unike, duke ofruar mbështetje mjaft të butë dhe të ngrohtë.    

Barber Osgerby nga Knoll

 

Dizajn nga Edward Barber & Jay Osgerby, ky divan ofron një qëndrim të relaksuar dhe bashkëkohor ndaj dizajnit të brendshëm. Divani është ndërtuar nga një kornizë prej alumini dhe druri, dhe me sukses krijon një përzjerje mes mes rehati së dhe estetikës mahnitëse.


Më të lexuarat në Arredim & How-To