Secondary Adv

Ide ndricuesish per dhomen tuaj te ndenjes

Share on Google+

Dhoma e ndenjes është hapësira ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës, prandaj ajo duhet të jetë e ndriçuar mirë, me ndriçues që gjithashtu kombinojnë me arredimin.  

  

Ndriçuesit janë mjaft të rëndësishëm, ato sigurojnë dritë të mjaftueshme për hapësirën tonë por nga ana tjetër i shtojnë edhe stil arredimit tonë. Ato mund të jenë të ndryshëm, të stileve, formave, ngjyrave apo strukturave nga më të ndryshmet, por ajo që duhet të jetë e unifikuar është se secili prej tyre duhet të sigurojë ndriçim të mjaftueshëm për hapësirën ku dhe vendoset. Disa prej ndriçuesve mëme stil të kësaj kohe vijnë në formë shembujsh ne fotot në vazhdim, ku dhe janë përshtatur me stile dhe hapësira të ndryshme.    

 

 

Një përzierje stilesh edhe ndriçuesish që kombinohen mjaft mirë me arredimin e dhomës së ndenjes, mund të jetë ideja më e mirë për një hapësirë plot stil. Një llampadar modern me katër struktura të varura, si dhe disa llampa të vogla tavoline plot stil edhe këto, do ta bëjnë të pakrahasueshëm arredimin tuaj.   

 

Një përzierje e llojeve të ndryshme të ndriçimit, të vendosura në pika të ndryshme në dhomë, është thelbësore për të krijuar ndriçimin e duhur të dhomës tuaj të ndenjes. Gjëja e parë që vërehet në këtë model të dhomës së ndenjes është llampadari i cili qëndron në mes të dhomës dhe varet nga një lartësi e tavanit. Por ka gjithashtu tre llampa tavoline, të cilat sigurojnë ndriçim të mjaftueshëm në zona të ndryshme të ambjentit tuaj të ndenjes duke ju dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje për ndriçim. 

 

Kur është fjala për ndriçimin e të gjithë ambjentit, është gjithmonë një ide e mirë për të përdorur dy lloje të ndryshme. Në këtë dhomë elegante të ndenjes nga Su Hodges Interiors, dritat llampave të vendosura në llampadar në tavan sigurojnë pjesën më të madhe të dritës, ndërsa disa shandanë theksojnë zonën ku ndodhen divanët për të ofruar opsionin e përdorimit të vetëm njërit prej këtyre ndriçuesve.

 

Në një dhomë të madhe, një ndriçues në pjesën e sipërme pra një abazhur në tavan mund të mos jetë i mjaftueshëm. Në shumicën e rasteve, vendosja e disa prej ndriçuesve të shpërndarë në vende të ndryshme në tavan, mund të jetë një zgjidhje e mirë.

 

Ndriçimi rreth perimetrit të një tavani mund të sigurojë dritë të theksuar, si dhe një detaj unik që nuk është i zakonshëm në shumicën e dhomave të ndenjes. Jo vetëm që këto spote të shpërndara në të gjithë rrethimin e tavanit theksojnë detajet arkitekturore të tavanit, por shton një atmosferë hijeshi e në këtë hapësirë të sofistikuar. 

 

Për një arredim sa më modern të hapësirës tuaj të ndenjes në disa raste nuk përdoren llampadarë apo abazhurë të ngarkuar të cilët varen në tavan dhe ngarkojnë mjaft ndoshta arredimin e kësaj zone. Një zgjedhje e mirë por edhe mjaft moderne do të ishte vendosja e një llampe me hark, pra një llambë e gjatë që qëndron në një cep të dhomës suaj të ndenjes, me një hark të kartë që bie në mes të kësaj hapësire, për të siguruar në këtë mënyrë ndriçimin e duhur.  

Nëse dëshironi një arredim unik, të kohës por edhe minimalist, asnjë ndriçues i zakonshëm nuk ju bën punë. Ajo çfarë ju duhet është kjo strukturë llampe e veçantë e cila gjendet e montuar në mur dhe është e përbërë nga dy të tilla, të cilat mund të drejtohen në pozicione të ndryshme, duke ju lejuar mundësinë për të rregulluar vetë pozicionin e ndriçimit. Edhe më e rëndësishmja, ato ofrojnë një element unik, skulpturor që vendos një ton modern në hapësirën tuaj të ndenjes. 


Kur bëhet fjalë për ndriçimin e dhomës së ndenjes, gjëja më e rëndësishme është të besosh instinktet e tua të arredimit dhe stilit. Nëse gjithçka në këtë dhomë është e çmuar për ju dhe ju dëshironi të vini theksin kudo pa veçuar asnjë nga zonat e këtij ambjenti, atëherë është e thjeshtë, vendosni drita kudo. Në këtë foto ku ju ofrohet një ide për të ndriçuar dhomën tuaj të ndenjes, gjendet gjithçka që ka të bëjë me ndriçuesit, që nga llampadarë, abazhurë, si dhe struktura ndriçimi të vendosura në mur.    


Dhomat e ndenjes me tavane të larta mund të jenë të vështira për t'u dekoruar dhe gjithashtu për tu ndriçuar. Për të siguruar një ndriçim sa më të mirëpër një tavan të lartë konsideroni një instalim të madh qendror në një stil i cili patjetër që bie në sy. Përveç kësaj zgjidhja dhe sekreti mund të themi se qëndron tek përmasat e llampadarit të varur në tavan por gjithashtu e rëndësishme është që ky ndriçues të jetë mjaftueshëm i ulët, për të siguruar që të ndjehet prania e tij në dhomë, dhe për të shpërndarë dritën e duhur nëpër dhomë.  

 

Kombinimi i spoteve të vendosur në tavan me një abazhur me freskuese, mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të maksimizuar hapësirën por edhe funksionin. Në vend që të mundohesh të instalosh të dyja edhe freskuesen edhe ndriçuesin, ato mund ti kesh të dyja në një, duke ofruar edhe mundësinë për më shumë hapësirë për tu shfrytëzuar në dhomë. Për një ndriçim më të pakët dhe të ngrohtë, spotet në tavan të vendosura në të katërta anët, do të sigurojnë ndriçimin e përshtatshëm për ju. 


Më të lexuarat