Secondary Adv

Panairi Nderkombetar MEDICAL EXPO

Share on Google+

TIRANA EXPO CENTRE në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve, organizon nga Data 19 – 21 Mars 2015, Panairin Ndërkombëtar “MEDICAL EXPO” me tematikë “Promovimi i Shëndetësisë dhe Industrisë Shëndetësore në Shqipëri”.

 

Objekt i këtij panairi është i tërë zinxhiri i Sektorit të Shëndetësisë dhe Industrisë së Shëndetit, pasi Shëndetësia Shqiptare sot ka nevojë që të promovojë në mënyrë dinjitoze veten e saj, stadin e zhvillimit dhe projeksionet e së ardhmes, përmes paraqitjes së zhvillimit të teknikave të reja dhe teknologjisë moderne, diagnostifikuese dhe kuruese.


Në këtë panair janë ftuar të marrin pjesë Institucionet e Kujdesit Shëndetësor, shtetëror ose privat të të gjitha niveleve, sipërmarrjet e përfshira në mënyrë të drejtëpërdrejt ose të tërthortë në sigurimin e shëndetit si dhe të gjithë aktorët që prodhojnë apo sigurojnë teknologjinë e nevojshme mjekësore, të barnave dhe shërbimeve.


Kategoritë pjesëmarrëse
•Spitale Private dhe Shtetërore
• Klinika Okulistike
• Klinika Dentare
• Klinika Dermatologjike
• Klinika Obstetriko-Gjinekologjike
• Klinika ¬zioterapeutike
• Laboratorë
• Qendra Estetike
• Depo Farmaceutike dhe Farmaci
• Materiale dhe Pajisje Mjekësore
• Klinika Veterinare
• Bimë Mjekësore
• Kompani Sigurimi
• Institucione Akademike
• Institucione Financiare
• Kompani Shërbimesh etj.
Objekt i këtij eventi është i tërë zinxhiri i Industrisë Mjekësore, pasi Shëndetësia Shqiptare sot ka nevojë që të promovoje në mënyrë dinjitoze veten e saj, përmes teknikave dhe teknologjive parandaluese, diagnosti¬kuese, kurat moderne, qendrave rehabilituese si dhe kujdesit estetik.



Përse duhet të marrësh pjesë në “MEDICAL EXPO”
• Marketoje emrin e kompanisë tënde në një formë të dukshme.
• Krijo kontakte të reja biznesi dhe forco lidhjet ekzistuese.
• Kontakto në mënyrë direkte me klientët e tu potencial.
• Evidento atë që të diferencon.
• Promovo punën tënde kërkimore; Ndaj vizionin tënd mbi problematikat dhe s¬dat e mjekësisë, në konferencat që organizohen gjatë ditëve të panairit.
• Azhornohu me të rejat më të fundit në teknologjinë mjekësore.
• Influenco dhe kupto nevojat e konsumatorëve, perceptimet dhe tendencat e tyre.

 



Ne promovojmë Sot, Mjekësinë e së Nesërmes!
Në qendrën e Panaireve “Tirana Expo Centre”, një kompleks i ndërtuar sipas standardit gjerman të ndërtimit të godinave tregëtare, me një sipërfaqe të mbuluar prej mbi 13,000 m2 si dhe mbi 15,000 m2 sipërfaqe të hapur ndihmëse si parking, magazinë e jashtme etj.,
Nga data 19 - 21 Mars 2015,
E Enjte: Ora, 19:00 Ceremonia e Hapjes
E premte, e Shtunë: Ora, 10:00 - 20:00
TIRANA EXPO CENTRE në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve Për ti dhënë një mundësi prezantimi një prej sektorëve më jetik në vend, atij shëndetësor. Për të nxitur ndërveprimin e ekspozitorëve mes tyre dhe me klientët potencial në një mjedis profesional.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit “MEDICAL EXPO”, si një mundësi e mirë prezantimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi për aktivitetin tuaj.

 


Informacione
Emri: Tirana EXPO Centre
Adresal: Rruga Gjergj Balsha Nr.6, 1029, Tirana - Albania
E-mail: expo@prespa-invest.com
Tel: +355 42 35 7900
Fax: +355 42 35 7900
Mob: +355 69 60 49 434
Web:www.tiranaexpocentre.com

Për më shumë informacion
https://media.wix.com/ugd/1cdb11_f7eba535a42d420c974f75450e154dcf.pdf


Më të lexuarat