Secondary Adv

Ky traktor autonom me hidrogjen eshte e ardhmja e bujqesise

Share on Google+

Traktorët vetëdrejtues me hidrogjen që kontrollohen përmes një aplikacioni dhe që mund të punojnë në qetësi gjatë natës, do të jenë e ardhmja e  bujqësisë.   

 

Një dizejnues Italian ka arritur të krijojë një traktor i cili është i fuqizuar me hidrogjen dhe arrin të komandohet përmes një aplikacioni, për të punuar tokën gjatë natës.Traktori arrin të punojë në heshtje dhe kryen funksionin e tij gjatë natës.Traktorët Valtra H202 mund të jenë e ardhmja e sektorit të bujqësisë dhe konkrtetisht mund të lehtësojnë punë të njeriut në punimin e tokës, në një kohë të shkurtër, pa qënë nevoja për tu kontrolluar nga njeriu, si dhe në heshtje automatikisht përmes kontrollit në një aplikacion të posaçëm. 

 

Një mjet i tillë i kësaj teknologjie mund të jetë gati për të punuar tokat brenda vitit 2040. Krijuesi Lorenzo Mariotti tha se traktori do të karikohej në vend me priza ose ngarkim induktiv përmes wirelessit dhe hidrogjeni që mund të prodhohet duke përdorur metanin nga ferma. Teknologjia drejtuese autonome e traktorëve do të lejonte që të përsëriste detyrat e ndërlikuara dhe të përsëritura përgjatë ditës, tha ai. Imazhet e konceptit tregojnë automjetin futuristik të fermave që lëviz nëpër një fushë me qelizën e saj të karburantit që prodhon energji elektrike nga hidrogjeni. 

 

H202 gjithashtu përfshin teknologji të tilla si drita Laser dhe Oled, siguri të avancuar aktive dhe kontroll nga distanca të largëta. Megjithatë, kombinimi i aftësive njerëzore dhe makinave mund të përmirësojë produktivitetin duke optimizuar kohën e nevojshme për të kryer punët. 'Për këtë arsye H202 ka avancuar makinën autonome që do të jetë në gjendje të kryejë detyra komplekse dhe të përsëritura përgjatë gjithë ditës. Menaxhimi i traktorëve do të jetë i integruar ngushtë me planin e prodhimit të fermës. 

Detyrat që nuk kërkojnë ndërveprim me një fermer do të përfundojnë gjatë kohës së natës, tha Mariotti. Teknologjia autonome e ngasjes do të përmirësonte sigurinë duke u kontrolluar edhe herë pas here nga shoferi në situata potencialisht të rrezikshme për të shmangur aksidentet, tha ai."Një nga temat më të rëndësishme është vëmendja e mjedisit. 'Zvogëlimi i gjurmës së mjedisit të këtyre makinave të punës mund të zvogëlojë sasinë e burimeve të nevojshme për prodhimin e ushqimit. "Për H202 kam zgjedhur një qelizë me karburant me hidrogjen me një traktor elektrik.


Më të lexuarat