Secondary Adv

Hyperloopi i pare do te beje udhetimin e tij te pare brenda vitit 2019

Share on Google+

Hyperloopi i parë në botë mendohet se do të kryejë udhëtimet e para të pasagjerëve në një shpejtësi supersonike brenda vitit 2019.  

 

Kompania prodhuese e cila është Hyperloop Transportation Technologies, një ndër kompanitë e cila është në rivalitet me Elon Musk për të sjellë hiperloopin e parë për pasagjerët në një kohë sa më të afërt. Podi është në ndërtim e sipër dhe në momentin që ai do të jetë gati do të arrijë të mbajë 28 deri në 40 pasagjerë. 

 

Tashmë kabina do të shkojë në qëndrën e kerkimit dhe zhvillimit të kompanisë që ndodhet në Francë, për të bërë të mundur montimin dhe për të iu nënshtruar disa testeve kryesore për të konfirmuar më pas nëse do të jetë gati për të kryer udhëtimet e para. Krijimi i Hyperloopit dhe shndërrimi i tij nga një projekt në nj ë punë të vërtetë, i ka marrë kompanisë pesë vite pune kërkimore por edhe prodhuese.“Në pesë vite ne kemi zgjidhur dhe përmirësuar gati të gjitha teknologjitë e nevojshme për Hyperloopin, me një sistem të ri lëvizës, pompa vakumi si dhe elementë inteligjentë të një teknologjie të zhvilluar, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.” 

HTT gjithashtu ka deklaruar se do të ndërtojë një sistem tërësisht operativ Hyperllopi në Dubai brenda vitit 2020. Pista ku do të kalojë Hyperllopi do të jetë rreth gjashtë milje e gjatë dhe do të vendoset diku afër Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum në kufirin e Abu Dhabit dhe Dubait. Ende ka detaje të pakta të cilat qarkullojnë dhe janë njoftuar nga kompania rreth këtij Hyperlopi që planifikohet të ndërtohet brenda vitit 2019. Kompania njofton se kapsula ose podi do të quhet Quintero One dhe do të ketë përmasa prej 50 këmbë gjatësi. 

Sipas HTT podet të cilët do të mbajnë pasagjerët kanë pamjen e avionëve por vetëm nuk kanë krahë. Kompania gjithashtu shpreson se sapo të kryhet testi i parë që mendohet të zhvillohet në Toulouse, ata të jenë më pas shumë pranë shndërrimit të tij në operacional dhe gati për të kryer udhëtimet e para të pasagjerëve. Nëse parashikimet e kompanisë shkojnë ashtu siç mendohej atëherë njerëzit do të mund të udhëtojnë me një Hyperloop me shpejtësi deri në 760 mph i cili do të mund të mbajë deri në 40 pasagjerë në një udhëtim të vetëm.   


Më të lexuarat