Secondary Adv

Ide inspiruese per arredimin e tualetit tuaj

Share on Google+

Nëse jeni duke kërkuar ide mbi arredimin e tualetit tuaj më poshtë do të gjeni pikërisht atë çfarë ju duhet me një shumllojshmëri stilesh dhe ngjyrash.

  

Për një arredim sa më të bukur modern dhe bashkëkohor ju duhen disa ide inspiruese të cilat do ju vijnë në ndihmë të qartësoni idetë tuaja rreth stilit dhe ngjyrave që ju duhen për këtë hapësirë të shtëpisë tuaj. Gjithashtu e nevojshme është të krijoni një ambjent sa më të ngrohtë dhe modern me ngjyrat që shkojnë përshtat me stinën në të cilën ndodhemi. Disa prej stileve dhe ideve më inspiruese për këtë stinë por dhe për një arredim modern për vitin 2018 gjenden të listuara më poshtë. 

 

Ndërthurja perfekte e ngjyrës jeshile me të zezën sjell padyshim një arredim modern dhe bashkëkohor.

Nje stil minimalist me ngjyrën e bardhë dominuese por që ndërthuret lehtë me aksesorë të vegjël ngjyrë jeshile. 

Një vaskë ngjyrë e verdhë dhe detaje të tjera me të njëjtat nuanca të stilit vintage këtij arredimi modern. 

 

Një stil vintage që krjon një ndërthurje perfekte mes ngjyrës kafe dhe asaj jeshile që duken se mbizotërojnë në të gjithë hapësirën. 

 

Ky është një stil modern por që përputhet mjaft mirë me detaje të një stili tradicional me një kombinim mjaft të bukur mes të verdhës dhe ngjyrës gri të lehtë.  

 

Struktura perfekte e ndërthurjes së pllakave në këtë banjë krijon një harmoni perfekte dhe njëkohësisht një stil modern me anë të këtyre dy ngjyrave kaq të gjalla.    

 

Edhe një përdorim i ngjyrave të zbehta arrin të sjellë ngrohtësi në këtë arredim minimalist bashkëkohor të mbuluar me mermer.    

 

Padyshim e bardha ndriçuese e ndërthurur me një mbajtëse lavamani prej druri dhe një pasqyrë e veshur prap me dru arrin të krijojë një ambjent të ngrohtë dhe relaksues.  

 

Dyshemeja ngjyrë blu rrëmben gjithë vëmendjen në këtë hapësirë ku e bardha dhe bluja kombinojnë kaq bukur. 

Një mbajtëse lavamani e hollë prej druri dhe detaje ngjyrë bojëqielli që vshin kabinën e dushit, thyejnë bardhësinë perfekte të kësaj hapësire.    



Më të lexuarat