Secondary Adv

Nisin garat me kostumin fluturues te Iron Man

Share on Google+

Krijuesi i kostumit fluturues me motorrë që arrin të fluturojë me shpejtësi 32mph ka zbuluar planet për gara ajrore që do të nisin në 2019.  

 

Sipas krijuesit britanik të kostumit fluturues që është i pajisur me motorrë, shumë shpejt ata do të hapin garat ajrore që do të zhvillohen pikërisht me këto kostume speciale. Shpikësi Richard Browning tha se ngjarjet "fenomenale" do të fillojnë në vitin 2019 ku përfshihen burra dhe gra me prejardhje të ndryshme sportive. Krijuesi i kostumit u shpreh se ideja kryesore lidhet me një garë ajrore, në tre dimensione me 1000 kostume, e cila sigurisht do të jetë befasuese dhe fenomenale. 

 

Shpikja e cila ka një shpejtësi rekord prej 32 milje në orë ose rreth 51 km/h, përbëhet nga pesë motorë miniaturë të ngritur mbi krahët dhe mbrapa shpinës së pilotit. Ajo është krahasuar shpesh me atë të veshur nga Robert Downey Jr në trilogjin e filmit të superheroit 'Iron Man'. Vitin e kaluar Browning mori titullin e rekordeve të Guinness për shpejtësinë më të lartë të arriturnë një kostum të fluturues me motor të kontrolluar nga trupi. Ai arriti një shpejtësi prej 32.02mph kur vendosi rekordin e ri në Lagoona Park. Për një çmim më të lartë, nëntë konsumatorëve iu dha mundësia për të porositur një version të personalizuar të kostumit të Iron Man, së bashku me një kurs për të mësuar se si të fluturojnë me të. 

 

"Ne jemi në prag të një epoke ku teknologjia aeronautike më në fund mund të jetë në duart e konsumatorit dhe ne jemi krenar që jemi të parët që ofrojnë këtë, u shpreh krijuesi i kostumit." Kostumi i cili peshon rreth 59 paund, është gjithashtu i integruar me elektronikë dhe pjesë të printuara 3D. Tashmë me pasi kostumi fluturues është bërë i njohur prej muajsh, kompania po kërkon tu krijojë blerësve të saj hapësira përdorimi, duke u ofruar një konkurs ose një seri konkursesh që do të nisin që prej vitit 2019 të cilat konsistojnë në gara me këto kostume.  

 

Bëhet fjalë për gara ajrore të bëra me kostumet e Iron Man të cilat do tu japin mundësi përdoruesve të praktikojnë dhe pse jo ta shndërrojnë një sport më vete, i cili synohet që shumë shpejt të tërheqë vëmendjen e sa më shumë konsumatorëvetë cilët duan që të provojnë njëherë se si është të fluturosh vetëm me një kostum njësoj si një superhero në filma.  

 


Më të lexuarat