Secondary Adv

Nje shtepi e levizshme qe paloset

Share on Google+

ioCamper është një shtëpi e lëvizshme e pajisur me teknologji të lartë e cila paloset në pjesën e prapme të një furgoni dhe hapet përmes një aplikacioni në smartphon.   

 

I quajtur ioCamper, është ideja e inxhinierit mekanik Hungarez Tamas Laczko, të cilit i lindi një ide e tillë kaq inovative ndërsa planifikonte një udhëtim kampingu me familjen e tij. Struktura palosshme mund të shndërrohet në një kub me përmasa 8ft x 4ft x 5ft që mund të përshtatet në pjesën e prapme të një furgoni me përmasa mesatare.  

 

Kur hapet plotësisht arrin përmasa katër herë më të se madhësia e saj origjinale dhe ka një dhomë ndenjeje, një zonë ngrënie, një kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo. Ka katër shtretër që palosen në dhoma të ndryshme, duke e bërë atë të përsosur për një udhëtim familjar. Hapësira është plotësisht e ajrosur dhe mundësuar nga panelet diellore të vendosura në çati. Për tu hapur dhe për të arritur përmasat e saj më të mëdha, kësaj shtëpie të lëvizshme i duhen vetëm dhjetë minuta pasi është aktivizuar përmes aplikacionit.  

 

Aplikacioni mund të shkarkohet në çdo smartphon dhe Tamas shpreson të shohë idenë e tij të pozicionohet mirë në treg. Përfitimi kryesor i ioCamper është se ajo mund të vihet në pothuajse çdo furgon ekzistues pa pasur nevojë për ta modifikuar atë në asnjë mënyrë. Kjo shtëpi mund të ngrihet pothuajse kudo. Në brendësi është pajisur me ujë të rrjedhshëm, ngrohje, drita LED dhe një ekran me prekje 23 inch që mund të përdoret si televizor ose për të kontrolluar cilësimet ndryshueshme të brendshme. 

 

Tamas shtoi: ioCamper përdoret si një apartament i pavarur në oborrin tuaj, ose si një shtëpi njëkatëshe në një udhëtim diku. Kjo shtëpi e lëvizshme është mundësia më e mirë për të gjithë ata të cilët e pëlqejnë kampingun, duke mos ju munguar asgjë nga shtëpia juaj, pasi hapësira, komoditeti dhe kushtet janë të gjitha pjesë e një mjeti të vetëm që është në fakt një shtëpi e lëvizshme që paloset dhe përshtatet për çfardo lloj furgoni. 

 


Më të lexuarat