Secondary Adv

Spitali me recepsioniste robote

Share on Google+

Një spital në Amerikë ka zëvendësuar punonjësit njerëz të recepsionit me sistem robotik të inteligjencës artificiale në përpjekje për të reduktuar shpenzimet. 

 

Spitali Ipswich, i drejtuar nga East Suffolk dhe North Essex NHS Trust, ka 'punësuar' tre punëtorë virtuale për të çliruar stafin nga 'detyra të zakonshme dhe të përsëritura', të tilla si dërgimi i skanimeve dhe rezultateve të testit të gjakut. Një gjë e tillë mendohet tu japë sekretarëve të vërtetë mjekësorë më shumë kohë për t'u përqëndruar në kujdesin e pacientit, duke e lënë sistemin e inteligjencës artificiale të bëjë punën rutinore madje me një rezultat fantastik, ku robotët ose sistemi robotik rezulton të jetë tetë herë më produktiv se stafi njerëzor. 

 

Sistemi, i cili drejtohet nga një kompjuter, ka filluar që nga korriku dhe ka kursyer më shumë se 500 orë punë, sipas zëvendësdrejtorit të TIK Darren Atkins. Gjatë nëntë muajve të ardhshëm, programi i inteligjencës artificiale do të arrijë të kursejë rreth 220,000 paund shpenzime, që më parë do të shkonin për pagesat e recepsionistëve dhe sekretareve në spital. Softueri, i ndërtuar nga kompania e teknologjisë së automatizimit Thoughtonomy, monitoron referimet hyrëse nga GP gjatë gjithë ditës. Sistemi deshifron arsyen e referimit dhe informacionit mbështetës, të tilla si rezultatet e testit të gjakut. 

 

Robotët pastaj vendosin të gjithë këtë informacion në një dokument të vetëm. Para programit të inteligjencës artificiale, sekretarët mjekësorë ishin përgjegjës për referime, si dhe shkarkimin dhe printimin e dokumenteve, të cilat pastaj skanoheshin në një skedar të ri. Risia teknologjike arrin të merret me rreth 2,000 referime në javë. Z. Atkins pretendon se robotët tashmë kanë shkurtuar kohën e marrë për të procesuar fazën e parë të çdo referimi të GP nga 15 në 20 minuta deri në vetëm pesë minuta. Ai shtoi se brenda tre muajve të parë të programit, sistemi i ri ka kursyer më shumë se 500 orë kohë që u nevojiteshin sekretarëve mjekësorë për kryerjen e detyrave të tyre. 

 

"Sistemi mund të bëjë shumë gjëra, mund të përgjigjet në telefon, të shkruajë letra apo të flasë me pacientët, u shpreh një përfaqësues nga firma krijuese e sistemit. Programi AI fillimisht është duke u përdorur në pesë njësi të specializuara në neurologji, kardiologji, urologji, nefrologji dhe hematologji. Sipas firmës teknologjia imiton mënyrën se si njerëzit punojnë në një kompjuter, kështu që stafi është i çliruar nga detyrat 'e zakonshme dhe të përsëritura. Veprimet e robotëve janë të auditueshme dhe masat mbrojtëse janë ndërtuar në sistem, tha ai. Nëse një robot merr një referim të dyfishtë nga një GP pasi të ketë përpunuar të parën, ajo dërgon e-mail tek ekipi i sekretarit mjekësor në vend që të ndalojë punën. 


Më të lexuarat