Secondary Adv

Trendet me te fundit te parketeve per 2018

Share on Google+

Përdorni këtë udhëzues për trendet më të fundit të parketeve dhe gjeni ide stilesh nga më të ndryshmet të cilat përveç se të veçanta do ti rezistojnë mjaft mirë kohës. 

 

Dyshemeja prej druri është një zgjedhje klasike, dhe madje edhe me fluksin e opsioneve të parketeve të drurit, gjithmonë do të jetë një treg mjaft i kërkuar. Në fakt, trendet e parketeve të drurit në vitin 2018 janë një përzjerje mjaft e mirë e klasikes me modernen për të krijuar një ambjent unik për hapësirën e shtëpisë tuaj. Më poshtë gjenden disa prej tyre, lloje parketesh të cilat janë cilësuar si më të preferuarit për këtë vit por edhe si trendet më të fundit, për të ju dhënë juve ide për shtëpinë tuaj. 

 

Parketi në ngjyrë të errët

 

Ngjyrat e errëta, të pasura duken të mrekullueshme dhe elegante, duke i dhënë dhomës suaj një ndjesi luksi. Dyshemetë prej druri të errët janë ende në modë. Ju do të shihni opsionet në ngjyra si kafe, apo lajthie të errët. 

Parketi i bardhë 

Druri i bardhë, në veçanti, mund ti japë një ndriçim të veçantë ambjentit tuaj, ndërkohë që edhe i reziston kohës. Parketi me ngjyrë të bardhë ju jep mundësi të pafundme dekorimi duke qënë se është një ngjyrë lehtësisht e kombinueshme. 

Parketi i lustruar 

Dyshemetë me lyerje të bardhë janë të shkëlqyera për shtëpitë në bregdet por ato gjithashtu i japin një ndjesi freskie dhe bardhësie anbjentit tuaj. Të përshtatura kryesisht për ambjentin e kuzhinës, janë padyshim një element modern që i shtohet shtëpisë, mjaft i pëlqyer së fundmi. 

Parketi ngjyrë mjalti 

Parketi në ngjyrë mjalti ka qënë gjithnjë i preferuar, lehtësisht i kombinueshëm me moblijet, ky parket gjithashtu e bën dhomën tuaj të duket më e mëdhe dhe mëe hapur duke marrë njëkohësisht edhe ndjesinë e ngrohtësisë së kësaj ngjyre.

Parketi ngjyrë gri 

Dyshemeja prej druri gri, ka një pëlqyeshmëri gjithnjë e më shumë në rritjekohët e fundit. Krejtësisht të një stili modern, këto dysheme ofrojnë një pamje krejt tjetër të ambjentit tuaj të brendshëm. Gjithçka do të duket e rinovuar dhe krejtësisht bashkëkohore, sidomos nëse kombinohet me mobiljet e duhura.   

Parketi në formë zigzag 

Parketi në formë zigzag është një ndër opsionet më të kërkuara për këtë vit. Stil mjaft i veçantë i cili kërkon ide dhe kujdes në arredimin e ambjentit por që padyshim mjaft i pëlqyer dhe që do rezistojë gjatë në kohë.  

Parketet e lëmuara 

Një kompromis perfekt mes të shkëlqyeshmes dhe mat, një sipërfaqe e lëmuar që ju ofron ndjesinë e butësisë dhe rehatisë. Parketet e lëmuara janë zakonisht 40% me shkëlqim, që do të thotë në një shkallë shkëlqimi 1-10, ata arrijnë rreth 4.

Parketi mat 

Dyshemetë prej druri pa shkëlqim e bëjnë shtëpinë tuaj të duken bashkëkohore, e ngrohtë dhe luksoze. Natyrisht, një dysheme prej druri me cilësi të lartë do të duket e mrekullueshme dhe do i japë një pamje unike shtëpisë tuaj.

Parket me material bambu 

Një nga parketet më të fortë në treg me pamje dhe ngjyra unike, bambu vazhdon të jetë një element kryesor për ata që kërkojnëdiçka më ndryshme dhe të veçantë për shtëpinë e tyre. Nuk ka asnjë opsion tjetër dyshemeje që mund të përsërisë në të njëjtën mënyrë pamjen organike dhe natyrale të bambusë.   

Parketi me dru të përpunuar 

Dyshemeja e përpunuar është lloji më i afërt për të përftuar një dysheme natyrale dhe solide. Ajo ka një shtresë të hollë rimeso drurë në krye të kompensatës ose fibër me densitet të lartë (HDF). Ky lloj parketi është më i lehtë për tu ruajtur dhe i përshtatshëm dhe mjaft komod për çdo ambjent. 


Më të lexuarat