Secondary Adv

Ide ndricuesish per dhome gjumi

Share on Google+

Ndriçuesit përveç se të domosdoshëm për ambjentin janë edhe elementë thelbësorë pasi plotësojnë stilin e arredimit të dhomës tuaj.    

  

Ndriçuesit mund të jenë të ndryshëm por të gjithë kanë veçantinë e tyre në stil por edhe në pamjen që i japin dhomës tuaj. Dhoma e gjumit përveç se e arreduar mirë duhet të ketë edhe ndriçuesit e duhur të përfshirë, si elementë plotësues të ambjentit tuaj. Disa prej ndriçuesve me stile dhe forma të ndryshme gjenden më poshtë për të ju ndihmuar sadopak me ide për ndriçuesin e përshtatshëm për dhomën e gjumit.  

 

Stili industrial

Përfshini elementë industrialë si ky ndriçues i varur në tavan për ti dhënë dhomës tuaj një pamje sa më moderne.    


Kombinoni të zezën me ngjyrën e bronzit

Struktura e qëndrueshme e këtij ndriçuesi e bën një dhomë ku dominojnë ngjyrat neutrale dhe sidomos e bardha, akoma më interesante.   

Stili minimalist

Në rast se dhoma juaj ka një stil minimalist aredimi, atëherë mundohuni që edhe elementë të tjerë si ndriçuesit të jenë të njëjtë. Ky ndriçues i varur është i thjeshtë dhe me ngjyra neutrale, i përkryer për dhomën tuaj.   

Stil ekzotik

Struktura e këtij ndriçuesi e ndikuar nga stili Maroken i jep një pamje tjetër dhomës, duke krijuar një stil me të vërtet unik.  

 

Qëndroni tek ngjyra e bardhë

Ruani ndjesinë e ndriçimit dhe ajrosjes në një dhomë ku mbizotëron ngjyra e bardhë duke përzgjedhur ndriçues dhe abazhurë në po të njëjtën ngjyrë. 

Përzjeni elementë metali

Ngjyra Gold,  e bronzit ose ajo e arit. Synoni për bazamente prej metali  për të krijuar një ndërthurje stilesh.   

Bazamente transparente  

Nëse dhoma juaj ka të përfshira shumë ngjyra të theksuara dhe elementë të tillë të ngjashëm, synoni për një ndriçues me bazament transparent për ta bërë më pak kaotik arredimin tuaj. 

Ndriçues vijë drejtë

Në rast se nuk doni që drita të bjerë drejt e në kokën tuaj, instaloni ndriçues të cilët kanë strukturë vijë dejtë dhe ofrojnë një ndriçim të shpërndarë.  

 

Ndriçues të thjeshtë

Nëse mendoni se një ndriçues do të ju ngarkojë ambjentin tuaj të dhomës atëherë vendosni një abazhur të thjeshtë në tavolinën në krah të krevatit.

 

Ndriçues rrethorë prej xhami

Ky ndriçues rrethor prej xhami i shton një prekje moderne kësaj dhome. 


Më të lexuarat