Secondary Adv

5 Ishujt me te bukur ne greqi

Share on Google+

Greqia është e njohur gjerësisht për ishujt e saj mahnitës, por vetëm disa prej tyre renditen në klasifikime të shumta si ishujt më të bukur dhe preferuar nga turistët. 

 

Shumë prej ishujve në Greqi njihen për bukuritë e rralla të natyrës por edhe për shërbimin dhe koston e të pushuarit në to. Shumë prej tyre janë destinacion i preferuar për njerëz të famshëm dhe personalitete, por edhe botërisht të njohura për jetën e gjallë të natës. Ishujt e përmendur më poshtë janë klasifikuar si ishujt më të bukur por edhe shtëpi e disa prej vendbanimeve të lashta historike.   

 

Mykonos 

Mykonos është një ndër ishujt më të famshëm dhe një ndër më të frekuentuarit. I njohur gjerësisht për jetën e gjallë të natës, Mykonos është një ndër destinacionet e preferuara për shumë të njohur nëpër botë, dhe një mundësi e përkryer për të takuar idhullin tënd në një prej plazheve të mrekullueshme që ky ishull ka. 

 Kusadasi 

Kusadasi është një parajsë për të gjithë ata që adhurojnë të bëjnë pazare, por që përveç kësaj është edhe vendi i rrënojave të Efesit, një vendbanimi të Greqisë Antike që dikur ishte një ndër katër qytetet më të mëdha të Perarndorisë Romake. 

Patmos 

Patmos është një arratisje nga turizmi i mbipopulluar pasi ka një akses të kufizuar, duke e bërë vendin e përkryer për disa pushime të qeta, duke shijuar në privatësi bukuritë e natyrës. Mos e humbisni shpellën e apokalipsit e mbushur me ikona, e njohur edhe si një vend i shenjtë për besimtarët.

Kreta 

Më i madhi nga të gjithë ishujt grekë, Kreta ka shumë për të parë, por Heraklion që është edhe qëndra, është një nga pikat më domethënëse dhe më të preferuarat për vizitorët. Vetëm disa kilometra larg janë gërmimet e mrekullueshme në Knossos, pallati i madh Minoan i zbuluar nga arkeologu britanik Sir Arthur Evans në fillim të shekullit të 20-të.

Santorini 

Duke lundruar në  ishullin e Santorinit me ujin kristal të pastër ju do të kuptoni menjëherë se pse është votuar rregullisht si ishulli më i bukur në botë. Sntorini është i rrethuar nga një pamje shkëmbore e errët dhe e ngritur, e veshur me shtëpi të bardha. Ju do të gjeni plazhe me rërë të zezë, burime termale, një tokë të pasur vullkanike dhe vendin mahnitës të i Akrotirit të lashtë.


Më të lexuarat