Secondary Adv

Nje biciklete elektrike qe paloset

Share on Google+

Kompania e automjeteve GM do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një biçikletë elektrike e cila ndryshe nga modelet e tjera arrin të paloset.   

 

Biçikleta lidhet drejtpërdrejt me lehtësimin e lëvizjes së njerëzve nëpër qytet, duke sjellë një mënyrë më të lehtë për tu përshtatur me mënyrën e tyre të jetesës. Duke e thënë më qartë, biçikleta përveç se është elektrike ajo edhe arrin të paloset, një dizajn unik ky dhe i parë për herë të parë. 

 

Mundësia për të palosur biçikletën u vjen në ndihmë të gjith atyre që gjatë rrugës do mund të duan të marin një tren apo autobus për të vazhduar pjesën e mbetur të rrugës. Mund të marrni trenin, të palosësh biçikletën dhe pastaj ta hapësh përsëri atë për pjesën e fundit të udhëtimit drejt destinacionit tuaj, që mund të jetë shtëpia apo zyra. 

 

Biçikletaështë projektuar nga prodhuesit e makinave GM, kështu që ato kanë një ndjesi të vogël si makina. Ata gjithashtu kanë dritat LED të para dhe të pasme të karikueshme për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve për sigurinë. Shpeshherë arsyeja kryesore përse njerëzit i thonë jo përdorimit dhe udhëtimit me biçikletë është për shkak të frikës që ekziston se mund të përplasen nga ndonjë makinë gjatë rrugës. 

 

Dhe arsyeja tjetër është lodhja në distanca të largëta gjatë kohës që pedalon, por ky është një tjetër problem që zgjidhet nga një bicikletë elektrike, për shkak se ajo ndihmon në pedalim. Diçka tjetër që është ende e paqartë përveç detajeve të motorrit apo dizajnit, është edhe emri që do të mbajë biçikleta. gjithashtu GM nuk ka bërë ende me dije çmimin që do të mbajë ky dizajn unik, por gjithçka është thënë nga kompania është se do të jenë më të përballueshme se një makinë,  por që sigurisht çmimi duhet të mbulojë disa nga kostot e një biçiklete elektronike.


Më të lexuarat