Secondary Adv

LG krijon karroca robotike per supermarkete

Share on Google+

Robotët LG autonomë që shërbejnë si karroca për mbajtjen e ushqimeve, së shpejti do të mbërrijnë në zinxhirin më të madh të supermarketeve në Korenë e Jugut.   

 

Gjiganti i teknologjisë ka nënshkruar një marrëveshje me shitësin ushqimor me pakicë E-Mart për të zhvilluar karrocat robotike që mund të ndjekin konsumatorët rreth dyqanit, sipas Yonhap News. Pajisja do të zhvillohet nën markën CLOi të LG, e cila ka zhvilluar edhe më parë robotë për shtëpi, hotele dhe përdorime të tjera.  

LG shpreson se teknologjia, për të cilën ai i referohet si një robot "karrocë inteligjente", do të lehtësojë konsumatorët nga bezdia e zakonshme e shtyrjes së karrocës me ushqime teksa kalojnë nëpër koridorët e supermarketit. 'LG CLOi CartBot eliminon pjesën më të keqe të blerjeve ushqimore: qëndrimi në rradhë të gjata,' shpjegoi LG. 'Roboti shoqërues dhe mbajtësi i blerjeve tuaja ka të ndërtuar një skanues të kodeve të produkteve ushqimore që lëshon sinjal herë pas herë njësoj siç ndodh zakonisht në kasë. 

 

'Kur të jeni gati të dilni, shërbimi i pagesave automatike kujdeset për faturën. Firma foli për herë të parë rreth planeve për një pajisje të tillë në konferencën e teknologjisë së CES vitin e kaluar, kur prezantoi për publikun robotët e tij Serving Robot dhe Porter Robot. Në CES, LG vuri në dukje se roboti smart cart përmban një skaner barcodi. Kjo i mundëson robotit të kontrollojë çmimet dhe të shfaqë listën e blerjeve të përdoruesve në një ekran të integruar. Për më tepër, karroca vetëlëvizëse mund të ndihmojë ti drejtojë blerësit për tek një një artikull i veçantë që ata po kërkojnë. 

 

Përdoruesit mund të bëjnë kërkesa edhe përmes aplikacionit të vetë LG."Me ndihmën e robotit, klientët mund të skanojnë sendet duke përdorur një lexues barcodi tek roboti për të parë çmimet e produkteve dhe për të parë listën e tyre të plotë të blerjeve në ekranin që gjendet në fytyrën e robotit", shpjegoi LG. Së bashku me robotët e tij që shërbejnë si karroca supermarketesh, LG ka zhvilluar gjithashtu një robot ekzo-skeletik që ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e lëvizjeve të këmbëve për të ndihmuar punëtorët e magazinave të eleminojnë peshën nga objektet e rënda. I quajtur "CLOi SuitBot", kostumi robotik me sistem të inteligjencës artificiale nxit lëvizjet e këmbëve të përdoruesit të saj, dukeu mundësuar atyre veprime që normalisht nuk do të mund ti kryenin. 

 


Më të lexuarat