Secondary Adv

Lenovo hap dyqanin e pare pa kasa ne Kine

Share on Google+

Lenovo është kompania e rradhës e cila bëhet pjesë e risisë së dyqaneve dhe supermarketeve pa kasa, pas Alibaba, Sam's Club, JD dhe Amazon.  

  

Prodhuesi i pajisjeve elektronike hapi disa ditë më parë në Pekin një dyqan me pakicë që shet Noodles Cup, kuti lëngjesh dhe ushqime të tjera të vogla. Për të hyrë në "Dyqanin pa personel Lenovo Lecoo", konsumatorët valvisin dorën teksa qëndrojnë përpara një tableti me një kamera, e cila përdor njohjen e fytyrës për të identifikuar profilin e tyre të llogarisë. 

 

Pastaj, ashtu si sistemi Amazon Go, klientët mund të kërkojnë për artikujt të ndryshëm, ti përzgjeshin ato, të marrin artikujt, të dalin lirisht dhe fatura e produkteve të blera do të zbritet automatikisht nga llogaritë e tyre të pagesave në telefon. Megjithëse Lenovo është më i njohur për të bërë kompjutera, telefona dhe pajisje të zgjuara në shtëpi, dyqani i tij Lecoo kryesisht ka ushqim. Shumë kompani të teknologjisë kineze që bëjnë hardware zgjedhin të hapin dyqane me pakicë që shesin ushqime të vogla. 

 

Për shembull, dyqani ushqimor më i automatizuar i hapur nga Alibaba dhe që quhet Hema, ofron pije dhe produkte deti të freskëta, ndërkohë që kompania e tregtisë elektronike EJD është e pajisur me çanta dhe patate të skuqura. Kina tashmë mbështetet në aplikacione mobile si WeChat dhe Alipay kështu që është e lehtë ta bësh popullatën e përgjithshme të provojë dyqanet apo supermarketet pa kasa të cilat kanë një sistem funksionimi bazuar në pagesat përmes celularëve. Lenovo thotë se është duke përdorur dyqanin si një "program pilot" për të testuar teknologjinë e re, duke përfshirë përmirësimin e njohjes së fytyrës në tablet dhe smartphonët që kjo kompani prodhon. 

 

Pra, edhe në qoftë se lidhja midis ushqimeve dhe pajisjeve elektronike duket e dobët, kjo është e gjitha e lidhur në fund. Gjithashtu kompania Lenovo shpreson të shtojë veçori si bërja e porosisve në dyqan në dyqan për tu transportuar më pas direkt në shtëpinë tuaj, si dhe një makineri kafeje inteligjente që do të mësonte preferencat e konsumatorëve.


Më të lexuarat