Secondary Adv

Njihuni me krevatin inteligjent per bebe

Share on Google+

Një kompani britanike e mobiljeve për fëmijë ka krijuar krevatin e parë inteligjent në botë për bebe, i cili në dizajnin e tij përmban një Ipad.  

 

Gary Taylor, pronar i kompanisë së mobiljeve me vendodhje në Birmingham, Babeek, krijoi krevatin i cili kushton rreth 2.000 dollarë, pasi ai kishte vështirësi në vënien në gjumë të fëmijës së tij. Sipas z. Taylor, ai krijoi një dizajn të krevatit që përfshin një Ipad në mënyrë që çdo prind të mund ti këndojë një ninullë fëmijës apo të vendosë automatikisht një të tillë përmes telefonit të tij deri sa atë ta zërë gjumi. 

 

Krijuesi Z. Taylor, i cili jeton në Birmingham, shpjegoi se si iPad mund të përdoret si një mënyrë për prindërit që ta bëjnë jetën më të lehtë për veten e tyre.  Ai tha: 'Për mua, kjo ka të bëjë me gjetjen e mënyrës më të mirë për të vënë në gjumë fëmijën tonë'. Ata vendosën të ndërtonin një ipad në krevatin e vajzës së vogël dhe përmes tij, aplikacioni i cili luan posaçërisht këngë gjumi për fëmijë mund të shkarkohet dhe luhet pa ndërprerje. Psikologu i fëmijëve Charlie Dr Andy Allen gjithashtu kompimentoi krijimin. 

 

Ai tha:'Përderisa mund të thuhet se mund të përdoret si një dritë nate, të luajë meloditë qetësuese ose të jetë një mjet për një prind për të vëzhguar dhe kujdesur për fëmijën e tyre edhe në kohën kur ata flenë, atëherë është ndoshta i dobishëm për prindërit. Z.Taylor mbrojti vendosjen e iPad dhe tha se vetëm prindërit e dembelë do të mendonin ta linin fëmijën e tyre në një krevat portativ për më shumë se gjysmë ore. Ai tha: "Nuk është për të ulur fëmijën tuaj në krevat portativ gjatë gjithë ditës duke parë Peppa Pig. Kjo nuk është ideja.'Njerëzit që punojnë për të jetuar mendojnë se është një  ide mjaft e mirë. 

 

Ai tha se thjesht është duke shitur një produkt që prindërit duan."Njerëzit po thonë se është një fillim i hershëm, por kjo është vetëm bashkëkohore. Unë nuk shoh ndonjë fëmijë duke luajtur jashtë. 'Fëmijët janë të mbërthyer në kompjuterët e tyre. Kjo nuk është faji im. Kjo është mënyra se si gjenerata po shkon. Unë jam duke i dhënë njerëzve atë që ata duan. 

 

Këto ishin disa nga fjalët e krijuesit të krevatit inteligjent i cili ka hasur edhe kritika nga shumë prindër për përdorimin dhe konceptin e këtij krevati. Por ajo çfarë mbetet në fund është se ky krevat është një risi e kohëve të fundit, dhe gjithashtu një dëshmi që teknologjia dhe sistemet inovative janë duke u zhvilluar gjithmonë e më shumë dhe përfshirë gati në çdo fushë të jetës tonë.


Më të lexuarat