Secondary Adv

Si te pastrojme parketin

Share on Google+

Mirëmbajtja dhe pastrimi i parketit të drurit ose laminatit nuk duhet të konsiderohet si diçka e lehtë. Disa pastrues që mund të heqin bojën, e zhveshin nga ngjyra parketin.  Pastrimi dhe mirëmbajtja e dyshemesë së drurit bëhet duke përdorur një leckë të lagur me ujë të vakët i cili ka sodë buke ose sapun.

 

Lecka nuk duhet të jetë shumë e qullur, përkundrazi duhet të shtrydhet mirë. Më pas shpëlajeni dyshemenë me ujë të pastër. Në fund thajeni shpejt me një tjetër leckë të pastër.


Çfarë duhet të bëni për mirëmbajtjen e parketit?

 

Me kalimin e kohës, parketi mund të humbasë shkëlqimin e tij, kështu që është e rëndësishme që të merreni rregullisht me mirëmbajtjen e tij. Në bazë të llojit të parketit, përdoren teknika të ndryshme mirëmbajtjeje.


Mirëmbajtje e thjeshtë dhe e rregullt për një parket të shtresëzuar.

 

Ruani shkëlqimin e parketit tuaj me shtresa duke e larë rregullisht me një copë të njomë sipërfaqen e tij. Nëpërmjet kësaj teknike rikthehet shkëlqimi dhe drita e parketit. Pastroheni çdo ditë parketin me një fshesë me korent apo me një fshesë të butë, në mënyrë që të mos e dëmtoni. Në mënyrë që të evitoni gërvishtjet apo gjurmët në parket, vendosni shtresa të buta në këmbët e mobiljeve dhe karrigeve. Nëpërmjet këtyre shtresave mbrojtëse ruhet parketi nga dëmtimet. 

 


 

Kompani te sygjeruara

 

   

 


 


Mirëmbajtja e një parketi të lyer me dyllë.

 

Për pastrimin e një parketi të lyer me dyllë, është e rëndësishme të mos përdoret uji në mënyrë që të mos hiqet lyerja e drurit. Ky parket duhet të pastrohet nga pluhuri e të pastrohet në të thatë. Pasi pastrohet në këtë mënyrë, lyhet me një shtresë të dytë dylli për të forcuar shkëlqimin e parketit. Në rast se ka mbetur një njollë që nuk hiqet, hiqeni njollën me gërryerje përpara se lyhet parketi përsëri me dyllë.


Mirëmbajtja e një parketi të lyer me vaj.

 

Ashtu si në rastin e parketit të lyer me dyllë, edhe parketi i lyer me vaj nuk lahet me ujë. Parketi fshihet me një fshesë të butë apo me një fshesë me korent. Pastrojeni me një sapun të përshtatshëm për të mos hequr ngjyrën dhe shkëlqimin e parketit. Për të theksuar bukurinë e parketit, lyeni në çdo 6 muaj me një shtresë vaji. Lustroheni parketin pas lyerjes me shtresën e vajit për ta mbrojtur.


Pastrimi i parketit të lyer me vernik.

 

Me ndihmën e një cope të njomë, pastrohet sipërfaqja e parketit të lyer me vernik. Ashtu si për parketet e lyera me lëndë të tjera, pastroheni parketin me fshesë me korent apo me një fshesë të butë. Për ta rinovuar dhe mbrojtur parketin e lyer me vernik, përdorni një solucion për të ndaluar heqjen e vernikut. Ky solucion do t’i japë shkëlqim parketit. Ky solucion duhet të përdoret çdo vit në dy shtresa për të ushqyer dhe mbrojtur parketin tuaj.


Më të lexuarat