Secondary Adv

Ngjyrat qe do jene trend ne 2019

Share on Google+

Përgatituni për një linjë të re ngjyrash, pasi 2019 do sjellë trende të reja ngjyrash të cilat janë padyshim të adhurueshme, dhe pjesë e arredimit të brendshëm në 2019.       

Ngjyrat të cilat na kanë shoqëruar gjatë vitit 2018 kanë qënë përgjithësisht në tone të errëta por dhe me kontraste ku e bardha e pastër u pa që ishte mjaft e përdorur dhe e preferuar edhe nga dizajnera të famshëm. 2018 ende nuk është larguar por viti 2019 duhet të na gjejë të përgatitur për të përqafuar menjëherë trendet e fundit të kohës, të cilat padyshim janë me të vërtetë unike. Në 2019 vihet re se ngjyrat e preferuara sipas dizajnerave të njohur do të jenë kryesisht të ëmbla dhe të lehta, duke krijuar ambjente relaksuese dhe mjaft të bukura. Hidhini një sy ngjyrave kryesore të cilat do të mbizotërojnë në vitin 2019, dhe mendoni se si ti bëni ato pjesë të arredimit tuaj. 

 

1. Jeshile e errët 

Jeshilja ka qënë gjithmonë e preferuar dhe pjesë e arredimeve të brendshme por në tone më të zbehta. Në 2019 jeshilja e errët do të jetë trend dhe nëse ndërthuret me elementë druri apo nuanca të ngjashme, do të krijohet një ambjent akoma më i ngrohtë dhe i sofistikuar. 

 

2. Pastel 

Përveç ngjyrës rozë, vjolë apo asaj blu, na vjen në mendje një ngjyrë akoma më e ëmbël dhe delikate, dhe është pikërisht ajo pastel. 2019 është viti i ngjyrave të buta, të pastra dhe të ëmbla, që sigurisht sjellin mjaft pozitivitet në shtëpi.    

 

3. Nuancat e grisë 

Grija është një element neutral, por këtë vit, do ta shihni atë në nuanca më të buta, të përzierë me jeshile, vjolë dhe blu. Grija është gjithmonë e përdorshme dhe padyshim do të gjejë përdorim në mjaft elementë të arredimit tuaj të brendshëm.   

 

4. Ngjyrat e tokës 

Bëhuni gati për të sjellë të gjitha ndjesitë natyrore dhe tokësore. Kjo ngjyrë nuk mund të jetë shumë e përshtatshme për muret, por do të gjejë përdorim në orendi, aksesorë, tekstile dhe elementëtë tjerë zbukurues, dhe do të jetë një element unik në arredimin tuaj.    

 

5. Ngjyra e këpurdhës 

Me shumë mundësi jeni duke menduar se si një ngjyrë e ngjashme me të kërpudhës mund të inkorporohet në arredimin e brendshëm të shtëpisë tuaj por, është një nuancë e mrekullueshme, një ngjyrë bezhë, më pak kafe dhe më shumë gri. Është një ton më i butë dhe më i rafinuar i ngjyrës së kamel dhe bezhë, duke sjellë shumë ngrohtësi në një dhomë pa e bërë atë të ndihet e vjetëruar ose e zymtë.


Më të lexuarat