Secondary Adv

Trendet e perdeve per 2019

Share on Google+

Perdet janë elementet më të dobishme të dizajnit të brendshëm, nëse jeni në kërkim të një atmosfere të rehatshme por edhe elegante në të njëjtën kohë.   

 

Efekti i tyre thelbësor ose përdorimi i tyre i parë është për tu mbrojtur ndaj diellit, kombinuar gjithashtu me efektin estetik që krijojnë, luajnë një rol të rëndësishëm në dizajnin e dekorit të brendshëm bashkëkohor. Dhe kur është fjala për dhomën e ndenjes ku kalojmë shumë kohë me familjen, rëndësia e tyre bëhet akoma më e madhe. Perdet janë gjithnjë një aksesor mjaft i rëndësishëm, një elemnt pa të cilat arredimi juaj nuk mund të quhet i përfunduar. Nuk ka asnjë stil arredimi që të mos përfshijë perde, të kujtdo stili qofshin ato. Çdo dhomë ndenjeje e ka të nevojshme shtimin e perdeve në arredim, sepse përveç se bllokon rrezet e diellit gjatë ditës, krijon edhe një hapësirë private dhe sigurisht plotëson stilin e arredimit tuaj. Në këtë artikull, ju do të gjeni ide të ndryshme rreth tendencave më të fundit të perdeve dhe sidfomos ato që do dominojnë në 2019. Hidhini një sy dhe gjeni frymëzim për perdet bashkëkohore, për një dekor unik të dhomës së ndenjes.

    

Jo gjithnjë orenditë tuaja duhet të kombinohen me gjithçka në dhomë, perdet ose aksesorë të tjerë mund të jenë në nuanca të tjera, dhe konkretisht në ngjyra të guximshme si kjo në foto, një përzierje që padyshim do të rezultojë një sukses.

  

Ngjyrat e theksuara dihet që janë trendi i vitit 2019, por perdet gjithashtu duhet të kenë të njëjtat nuanca, që në disa raste mund të kombinohen me ato të mobiljeve, tapeteve, apo elementëve dekoruese si jastëkët, për të kombinuar mjaft mirë ngjyrat dhe elementë të dizajnit që gjenden në orendi apo perde. 

   

Nëse dhoma juaj e ndenjes është e gjërë dhe mjaft e ndritshme, ju mund të zgjedhni perde në ngjyrë të errët të cilat kombinohen me një palë perde të holla në ngjyrë të bardhë, për të kombinuar ndriçimin e dëshiruar në kohë të ndryshme të ditës. Ngjyra nuk duhet të jetë detyrimisht e njëjtë me orenditë por në nuanca më të errëta për të thyer të zakonshmen. 

    

Perdet të cilat shfaqin dizenjo dhe që në të njëjtën kohë kombinohen me elemntë të tjerë të dekorit janë trendi i 2019, ngjyra të errta të perdeve blackout kombinuar me të tjera të bardha, plotësojnë mjaft mirë arredimin e kësaj dhome ndenje.      

 

Këto perde janë të përshtatshme për një dhomë ndenje klasike dhe bashkëkohore. Me një përbërje të hollë dhe në tone të ngrohta ato shfaqin elegancë por edhe një stil tradicional gjithashtu. 

   

Një nga idetë tona të preferuara vjen në formën e këtyre perdeve që shfaqin një dizenjo dy ngjyrëshe me hije. Një përzjerje ngjyrash nga e bardha tek e kuqja dhe ajo lejla, kombinohet me ngjyrat e moblijeve dhe elementëve të tjerë dekorative. Një stil modern që bie mjaft në sy. 

 

Perde të bardha dhe perde blackout në ngjyrë gri të errët, mund të kombinohen mjaft mirë me elementë dekorative, si piktura apo ndriçues. 

 

Dhomë ndenjeje elegante me grila të brendshme të bardha dhe perde bashkëkohore moderne në ngjyrë blu të errët. Bëjini pjesë të arredimit tuaj dhe nuk do të pendoheni për zgjedhjen tuaj. 

 

Grila moderne për dritaret si dhe një palë perde si këto në një material të hollë dhe transparent ngjyrë të bardhë, sjellin klasin, elegancën dhe modernen në ambjentin tuaj të ndenjes, kombinuar gjithashtu edhe me mobilje të stilit të njëjtë.  

 

Këto perde janë të një stili modern, me dizenjo të luleve, në ngjyra të ëmbla dhe të kombinuara mjaft mirë me pjesën tjetër të arredimit. Nëse doni një ambjent të gjallë dhe plot dritë, përfshijini ato në arredimin tuaj. 


Më të lexuarat