Secondary Adv

Dizajnet moderne te dritareve ne 2019

Share on Google+

Në këtë artikull do të gjeni dizajnet më të mira të dritareve moderne në 2019, ku ju vijmë në ndihmë me ide të ndryshme për të gjitha hapësirat e shtëpisë tuaj. 

 

Duke filluar nga dritaret për kuzhinën, dhomën e ndenjes, ballkonin, apo çdo hapësirë tjetër në shtëpi, do të mund ti shikoni më poshtë, së bashku me materialet apo dizajnet nga më të ndryshmet që do të jenë trend në 2019. Njësoj si dyert, edhe dritaret i shtojnë peshë dhe bukuri hapësirës tonë. Për shumë arredues të brendshëm, dritaret konsiderohen si një element i dizajnit që ndikon më së shumti në stilin e shtëpisë, duke i shtuar elementë të rëndësishëm dekorit dhe arredimit të brendshëm. Më poshtë jemi munduar të ju sjellim disa prej stileve dhe dizajneve të dritareve që do të dominojnë në 2019. Bëjeni hapësirën tuaj të duket unike, shtojini bukuri arredimit tuaj të brendshëm por edhe të jashtëm, si dhe sigurohuni që shtëpia juaj të marë dritën natyrale të nevojshme, me këto ide dhe modele për dritaret moderne të 2019.    

 

Dritare moderne alumini 

 

Një prej materialeve më të njohura dhe përdorura për dritaret moderne është alumini, duke qënë se është edhe materiali më i lehtë për tu siguruar dhe punuar. Me një material të tillë mund të krijohen modele të ndryshme të stilit modern, për një dizajn unik që i shtohet ambjentit tuaj të brendshëm. 

 

Dritare moderne per ambjente të jashtme 

Dritaret janë një element që asnjëherë nuk kalon pa u vënë re, prandaj rekomandohet që gjithnjë ti dedikohet vëmendje e posaçme dritareve të cilat krijojnë hapësira kontakti me ambjentin e jashtëm.   

 

Dritare moderne me xham të temperuar 

Xhami i temperuar konsiderohet si një prej materialeve më rezistente, dhe gjithashtu ky material është ideal për tu përdorur jo vetëm në dritare por edhe dyer apo dizajne të portave të jashtme.  

 

Dritare moderne me xham të temperuar dhe kornizë druri 

 

Nëse jeni në kërkim të dritareve që përveç pamjes të jenë rezistente dhe të forta, rekomandohen dritare të cilat kanë xham të temperuar por që gjithashtu kanë një kornizë druri e cila do ti japë një plus dekorit dhe dizajnit të shtëpisë tuaj.    

 

Dritare katrore 

 

Një nga modelet më të kërkuara të dritareve në ditët e sotme janë dritaret katrore të errta, të cilat janë përgjegjëse për dhënien e një pamjeje formale dhe të thjeshtë pjesës së jashtme të shtëpisë.    

 

Dritare horizontale 

  

Një opsion tjetër të cilin ju mund ta pëlqeni mjaft, janë dritaret horizontale. Dritare të tilla janë parë në shumë shtëpi bashkëkohore dhe moderne, si dhe duken mjaft bukur të kombinuara me xham të temperuar ose jo, ku e gjithë sipërfaqja të jetë plotësisht xham, duke futur më shumë dritë në shtëpinë tuaj.  

 

Dritare drejtkëndore për kuzhinë

Një hapësirë e përshtatshme ku këto dritare mund të bëjnë një ndryshim të madh është kuzhina, pasi ato arrijnë të përshtaten me strukturën e kësaj hapësire si dhe me vendosjen e orendive, duke shkuar në harmoni me ambjentin.  

 

Dritare moderne me rreshqitje

Një tjetër model dritaresh që do të jetë trend në vitin 2019 janë edhe dritaret me rrëshqitje. Këto dritare mund të jenë me korniza metalike apo prej druri, të cilat automatikisht do ti japin një pamje impresionuese dizajnit të shtëpisë tuaj.   

 

Dritare me rreshqitje drejtkëndore për ambjente të jashtme 

 

Ka një shumësi modelesh dhe dizajnesh të dritareveqë mund të ua shtojmë hapësirave tona të jashtme, por ato me rrëshqitje në formë drejtkëndore do të jenë një zgjedhje e shkëlqyer në 2019.  

 

Dritare moderne për dhomë ndenje 

 

Dhoma e ndenjes është gjithashtu një hapësirë që në shumicën e shtëpive është kryesore. Për këtë arsye, në 2019 do të ketë një stil unik të dritareve për këtë hapësirë. Dritaret e mëdha të mbuluara me xham do të dominojnë, duke sjellë që më shumë dritë natyrale të mund të hyjë në shtëpinë tuaj.  


Më të lexuarat