Secondary Adv

O2 Nose, nje filter ajri qe vendoset ne hunde

Share on Google+

Disa inxhinierë Amerikanë kanë krijuar një filtër që vendoset në brendësi të hundës i quajtur 02 Nose, që arrin të bllokojë 90 përqind të grimcave ndotëse.  

 

Filteri O2 Nose vendoset ne flegrat e hundës dhe bllokon gati 90 përqind të grimcave të mëdha ndotëse dhe rreth 70 përqind të grimcave të holla, duke mos i lejuar ato të depërtojnë deri në mushkëritë tona. Pajisja kushton vetëm 13 dollarë, në një paketim me 10 filtra në brendësi dhe është gjithashtu gati e padukshme, duke mundësuar një formë më shumë diskrete se sa një maskë fytyre, që zakonisht mbahet nga njerëz që jetojnë në zona me ndotje të lartë. 

 

Kjo pajisje e re mund të ndihmojë në parandalimin e efekteve të krizës së ndotjes që ka përfshirë shumë qytete moderne të botës, me një ajër të ndotur që tashmë është duke vrarë rreth 9 milionë njerëz në vit në të gjthë botën. Filtri 02 krijon një zonë ajri më të pastër, më të sigurt, me mbrojtje nga ajri i ndotur, alergjentët si dhe baktere të ndryshme. Secili prej filtrave mund të mbahet deri në 12 orë vënë, dhe mësohet se përdor filtra elektrostatikë për të kapur grimcat e ajrit dhe çdo bakter apo përmbajtje të dëmshme që mbart ajri. Ndryshe nga maskat e fytyrës, filtri i hundës nuk do të mund të ndalojë ndotësit të hyjnë në mushkëri nga goja juaj. 

 

Pra goja në këtë rast gjendet përsëri e ekspozuar për përçimin e baktereve dhe mikrobeve në mushkëritë tona. Ndotja e ajrit është një shqetësim në rritje në mesin e banorëve urbanë dhe një sërë hulumtimesh të kohëve të fundit kanë zbuluar efektet shokuese që ndotësit kanë në shëndetin tonë. Një raport të hënën pohoi se njerëzit në mbarë botën po humbasin më shumë se një vit të jetës së tyre për shkak të ndotjes së ajrit. Studimi i Institutit të Politikave të Energjisë në Universitetin e Çikagos (EPIC) zbuloi se ndotja merr mesatarisht 1.8 vjet jetë njerëzish rreth globit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​​udhëzime mbi një dekadë më parë duke sugjeruar nivele maksimale 'të shëndetshme' të ndotjes së ajrit. 

 

Por që nga tani, pothuajse çdo vend me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe gjysma e të ardhurave të larta janë 'të sëmura'. Efektet e ndotjes janë më shkatërruese në qytetet me më shumë njerëz, pra në vendet më të populluara si India dhe Kina. Edhe amerikanët do të jetonin më gjatë në qoftë se vendi do të ishte në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sa i përket ndotjes, por kanë arritur të kthejnë vetëm një vit e gjysmë jetë në sajë të politikave të pastrimit të ajrit, u tha në raportin e ri.


Më të lexuarat