Secondary Adv

10 linjat me te mira ajrore ne bote per 2019

Share on Google+

AirlineRatings.com ka krijuar një listë me linjat më të mira ajrore për vitin 2019, të klasifikuara sipas kritereve të shërbimit, sigurisë dhe vlerësimeve nga pasagjerët.  

 

Singapore Airlines është cilësuar linja ajrore më e mirë në botë për 2019 nga AirlineRatings.com. Kreu i listës është Singapore Airlines, pasuar nga Air New Zealand, Qantas, Qatar Airways, Virgin Australia, Emirates, All Nippon Airways, EVA Air, Cathay Pacific Airways dhe Japan Airlines. Për t'u klasifikuar në top dhjetëshen e linjave ajrore më të mira në botë, kompanitë ajrore duhet të arrijnë një vlerësim me shtatë yje të sigurisë dhe të demonstrojnë lidership në inovacion për akomodimin dhe komoditetin e fluturimit të pasagjerëve. AirlineRatings.com zhvilloi sistemin unik të vlerësimit me shtatë yje pas dy vjet vlerësimesh. Vlerësimi i bërë lidhet me kërkesat për një nivel konsistent të shërbimit, inovacionit dhe angazhimit të stafit nga secili konkurrent i kompanive të mëdha ajrore në botë. Kritere të tjera përfshijnë moshën e flotës, vlerësimet e pasagjerëve, rentabilitetin dhe vlerësimin e investimeve. 

 

Pesë herë fituesi i klasifikimit vjetor, Air New Zealand ra në vendin e dytë pasi ky vend iu rrëmbye nga Singapore Airlines, me një vlerësim më të lartë nga të gjithë kompanitë e tjera ajrore në botë. Singapor Airlines u nderua për herë të parë me renditjen në vendin e parë të klasifikimit, si lider në treg për shërbimin e fluturimit, modelet e reja të avionëve të tillë si A350 dhe 787-10, riorganizimit në brendësi si dhe një nga më të rëndësishmet, nisjen e linjës ajrore pa ndalesë nga Singapore në Nju Jork, si dhe sigurinë operacionale. Emra të rinj në listën e top dhjetëshes për sa i përket linjave më të mira ajrore për 2019, ishin Qatar Airways në vendin e katërt, Emirates në vendin e gjashtë dhe Eva Air në vendin e tetë. Zhvendosje në renditjen e listës ishin kompani të tjera të mëdha si Korean Air, Etihad Airways dhe Virgin Atlantic. All Nippon Airways ruajti vendin e tij të shtatë dhe Cathay Pacific dhe JAL gjithashtu mbeti e pandryshuar në pozicionet nëntë dhe 10. Më poshtë gjendet lista e plotë e linjave ajrore të cilat janë cilësuar si linjat më të mira për vitin 2019. 

 

1. Singapore Airlines 

 

2. Air New Zealand 

   

3. Qantas  

 

 4. Qatar Airways 

5. Virgin Australia 

6. Emirates 

 

7. All Nippon Airways (ANA) 

   

8. EVA Air

  

9. Cathay Pacific Airways 

 

10. Japan Airlines 



Më të lexuarat