Secondary Adv

Londra po nderton kullen ne forme tulipani

Share on Google+

Tulip është kulla e lartë 305 metra me pamjen e një tulipani e projektuar nga Foster + Partners, e cila do të ndërtohet në krah të një tjetër kulle të lartë në Londër.   

 

Lartësia e kullës që mban emrin e një luleje, tulipanit, është 305.3 metra dhe në majën e saj ajo ka një pikëvrojtimi si dhe pode rrotulluese. Ky dizajn unik i kësaj ndërtese të lartë është krijuar nga studioja projektuese Foster + Partners dhe do të ndërtohet në krah të një kulle të lartë në Londër, kullë e quajtur Gherkin. 

 

Kulla që mban emrin e një luleje është struktura më e lartë në qytetin e Londrës. Nëse aprovohet, kulla është planifikuar të fillojë ndërtimin në vitin 2020, me një datë të hapjes të planifikuar për vitin 2025, nëse çdo gjë shkon sipas planifikimit. Vizitorët është menduar të ngjiten deri në pikën më të lartë të kullës, aty ku gjendet edhe struktura e vrojtimit, për të vëzhguar që nga pika më e lartë të gjithë qytetin e Londrës. 

 

Pamja e ndërtesës së lartë është e njëjtë me atë të një tulipani, ku në majën e ndërtesës vërehet strukturë e ngjashme me petalet e tulipanit, e cila do të shërbejë për vizitorë nga e gjithë bota që të kenë një pamje mahnitëse nga lart të Londrës, ku gjithashtu gjenden atraksione dhe një qendër edukimi. Ajo gjithashtu do të jetë e veshur e gjitha me xham në pjesën e saj të sipërme, njëjtë me podet e vendosura në pjesët anësore të majës së kullës, duke ofruar pamje të qartë dhe të pastër të të gjithë qytetit.  

 

Disa ura qiellore, të quajtura kështu për shkak të lartësisë së tyre, do të vendoseshin në brendësi të Tulipanit, në formë rrethore duke ofruar gjithashtu edhe një bar dhe restorant me pamje 360 gradë në lartësi 305 metra.


Më të lexuarat