Secondary Adv

Trendet me te fundit te letrave murale

Share on Google+

Një nga elementët me ndikim më të madh në dekorimin e brendshëm janë muret, prandaj veshja e tyre me dizajne të ndryshme do të ishte plus në stilin tuaj të arredimit.    

 

Veshja e murit ose letra murale është një element që përdoret për të dekoruar hapësirat, por nuk është një prirje e re, sepse për vite ajo është përdorur në forma të ndryshme. Në ditët e sotme veshja e murit jo vetëm përdoret për të zbukuruar hapësirat, por gjithashtu shton stil edhe në shkallë, tavane dhe mobilje, prandaj mos kini frikë ta përfshini atë në shtëpinë tuaj, pasi është një trend që u kthye mjaft fuqishëm. Gjatë vitit 2018, ideja e hapësirave të dekoruara me letër muri u pakësua, megjithatë me hyrjen e 2019, ky material do të përdoret gjerësisht në dekorimin e shtëpisë, por me efekte më të theksuara dhe të guximshme. Më shumë se duke ofruar disavantazhe për zbukurim, veshja e murit i shton bukurinë ambjentit tuaj. 

 

Ka dizajne të pafundme, të cilat përveç pamjes së mahnitshme janë shumë origjinale.

Letra e murit ka qëndrueshmëri të gjatë dhe rezistencë të lartë.

Ato janë shumë të lehta për t'u pastruar.

Ka dizajne 3D që i bëjnë ato të duken më reale.

Gjithashtu letra e murit zakonisht i shton më shumë dritë ambjentit tuaj.

  

 

 

 

 

 

 

  

 

 


Më të lexuarat