Secondary Adv

10 qytetet me me shume gradacela ne bote

Share on Google+

Gradaçelat janë ndërtesa me lartësi mbi 150 metra dhe lidhur me këtë përkufizim kohët e fundit janë ndërtuar shumë prej tyre nëpër botë.   

  

Ato sigurisht që veprojnë si një simbol statusi për qytetet ku janë të vendosur, dhe gjithashtu si një ekspozim për teknologjinë e përparuar të nevojshme për t'i ndërtuar. Në të gjithë botën prej vitesh janë ndërtuar shumë gradaçela, dhe gjithnjë e më shumë vende të ndryshme kërkojnë të përqafojnë stilin kaq shumë të pëlqyer, të ndërtesave të larta multifunksionale. Shumë prej tyre kanë lartësi marramëndëse si dhe kosto të njëjtë gjithashtu. Edhe pse pothuajse në çdo vend të botës mund të gjejmë një ndërtesë shumë të lartë, vetëm disa qytete të botës kanë numrin më të madh të gradaçelave ose rrokaqiejve siç ndryshe quhen. Shumica e tyre njihen edhe si ndërtesat më të larta, por në këtë listë do të gjeni qytetet me më shumë gradaçela në botë. 

 

10. Seul, Koreja e Jugut; 62 gradaçela 

Ndërtesa më e lartë e Seulit është Qendra Ndërkombëtare e Financave, nga të cilat kulla më e lartë qëndron 55 kate e lartë. Kulla Infinity është projektuar për t'u zhdukur në horizont, e cila duke përdorur kamerat dhe ekranet LED, do të japë iluzionin se është transparente. 

 

9. Shenzhen, Kinë; 65 gradaçela 

I vendosur në Zonën Ekonomike Speciale të Kinës në veri të Hong Kongut, Shenzhen është një qendër e rëndësishme financiare dhe industriale e cila po rritet shpejtë, nga një fshat i vogël peshkimi pesëdhjetë vjet më parë në një qytet prej katër milionë banorësh. 

 

8. Singapor; 70 gradaçela  

Horizonti i Singaporit përfshin gradaçelën e mahnitshme Marina Bay Sands, një resort kazino që i ngjan një anijeje udhëtimi, e cila shtrihet në krye të tre ndërtesave 55 katëshe. Resorti është ndërtesa më e madhe në botë, dhe ka një pishinë të pafundme rreth tre herë sa gjatësia e një pishine olimpike. 

 

7. Guangzhou, Kinë; 79 gradaçela  

Ndërtesat më të larta të Guangzhou përfshijnë kullën e katërt më të madhe në Kinë, si dhe Circle Building, e cila është formuar si një petull gjigande, me një vrimë prej 50 metrash në mes. 

 

6. Tokio, Japoni; 111 gradaçela 

Sunduesit e Japonisë nuk lejonin ndërtesa të gjata deri në vitin 1963, kur rregulloret e ndërtimit u ndryshuan për t'i lejuar ato. Tani Tokio ka shumë ndërtesa të larta ku më e larta deri më tani është Tokio Skytree, një kullë prej 634 metrash. 

 

5. Çikago, Shtetet e Bashkuara; 113 gradaçela 

Ishte Shkolla e Arkitekturës e Çikagos që filloi përdorimin e kornizave të çelikut për të krijuar ndërtesa të larta, kështu që nuk është për t'u habitur që disa nga gradaçelat e para janë ndërtuar këtu. Kulla Willis ishte ndërtesa më e lartë në të gjithë botën kur u përfundua në vitin 1974.

 

4. Shanghai, Kinë; 116 gradaçela 

Shanghai, qyteti më i madh i Kinës, është një nga qytetet me rritje më të shpejtë në botë. Kulla e Shangait, e cila së shpejti do të përfundojë, do të ketë 121 kate dhe do të jetë ndërtesa më e lartë në Kinë, së paku deri sa të ndërtohet qendra e planifikuar Sky në Changsha.  

 

3. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe; 140 gradaçela  

Struktura më e lartë e bërë nga njeriu në botë është Burj Khalifa e Dubait, një ndërtesë gjigande që qëndron në lartësi 2.717 metra. Dubai ka një numër të madh gradaçelash të cilat janë ndërtuar kryesisht së fundmi ose janë në ndërtim e sipër. 

 

2. Nju Jork, Shtetet e Bashkuara; 231 gradaçela 

Dy gjëra ishin të rëndësishme për rritjen e Nju Jorkut si një qytet i njohur për gradaçelat e shumta; së pari, mungesa e ndërtimit në ishullin e Manhatanit, dhe së dyti, shkëmbi i fortë i granitit në themel të qytetit, i cili rezultoi të ishte një themel ideal për strukturat e mëdha e të larta. 

 

1. Hong Kong; 295 gradaçela 

Hong Kongu është një shembull tjetër i një qyteti të detyruar të zhvillohet lart për shkak të mungesës së hapësirës, ​​dhe tani ka më shumë gradaçela se kudo tjetër në planetin tonë. Ndërtesa e saj më e lartë është Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, e përfunduar në vitin 2010, e cila ka 118 kate.


Më të lexuarat