Secondary Adv

Nje dhome hoteli e levizshme

Share on Google+

Aprilli Design Studio ka projektuar një suitë hoteli të strehuar brenda një makine robotike e cila do ti çojë pasagjerët kudo që ato duan, duke u ofruar çdo komoditet. 

 

Pamjet e publikuara nga vetë studioja krijuese, tregojnë se si dhoma e hotelit me rrota me bateri përfshin dritare panoramike, një krevat dopio, një zonë tavoline, një dhomë dushi dhe një çati e cila hapet në momentin që shërbimi i dhomës i porositur nga pasagjeri, vjen përmes një droni. 

 

Firma projektuese Aprilli thotë se Autonomous Travel Suite ose suitat lëvizëse autonome të saj, janë të pajisura me komoditetet e të fjeturës, tualetit, si dhe të punës, duke i lejuar të ftuarit të përdorin kohën e tyre të udhëtimit në mënyrë sa më efikase të mundshme dhe produktive. Për të siguruar që të ftuarit janë rehatshëm, do të ketë një sistem të integruar të kontrollit të temperaturës, i cili i përgjigjet automatikisht klimës. Dizajnerët e automjeteve vënë në dukje se pasagjerët thjesht do të specifikonin rrugën që donin të merrnin nëpërmjet një aplikacioni dhe më pas makina robotike vetëdrejtuese do ti dërgojë ata në destinacion. 

Ata mund të programojnë ndalesa përgjatë rrugës, ose thjesht udhëtimin drejt në destinacionin e tyre përfundimtar. Në mënyrë që udhëtarët të mos humbasin asgjë nga përfitimet e zakonshme të qëndrimit në një hotel, Aprilli thotë se ka në plan të instalojë dhjetra komoditete të hoteleve nëpër rrjetet rrugore. Këto pika ndalimi do të strehonin komoditete publike si ushqim dhe pije, salla mbledhjesh, spa, pishinë dhe palestër së bashku me shërbimet e shtëpisë, mirëmbajtjes dhe gjithashtu pagesës për suita udhëtimi. Automjetet do të vrapojnë me bateri, dhe Aprilli imagjinon se do të ketë pika ngarkimi të pozicionuara mirë përgjatë rrugëve, në mënyrë që të mos ketë vonesa apo edhe probleme me funksionimin e tyre.

 

Aprilli thotë se përfitimet kryesore të Suite Autonomous Travel ose shërbimit të dhomave të hotelit brenda automjeteve, është se do të kursejnë para dhe kohë. Krijuesit e saj theksojnë: Autonomous Travel Suite funksionon si makina juaj personale me një dhomë hoteli përfshirë në të, duke ofruar fleksibilitet të pakufizuar dhe lëvizshmëri me një kosto më të lirë. 

 

'Nëse udhëton më shumë se një person, kostoja e përgjithshme e udhëtimit bëhet edhe më konkurruese'. Koncepti më modern i hotelit nga Aprilli mori çmimin e parë si projekti më radikal i inovacionit, i cili nderon idetë më inovative në botë lidhur me akomodimin. 


Më të lexuarat