Secondary Adv

Kina po nderton nendetesen e pare robotike

Share on Google+

Stacioni i parë kërkimor nënujor i gjithi i automatizuar do të krijohet në Kinë, dhe do të quhet Atlantis i thellësisë së detit. 

 

Zyrtarët dhe shkencëtarët kinezë të njohur me planet thonë se stacioni do të analizojë mostrat nga shtrati i detit dhe do të dërgojë raporte në sipërfaqe. Presidenti kinez u kërkoi shkencëtarëve dhe inxhinierëve të 'guxojnë të bëjnë diçka që nuk është bërë kurrë më parë' në një vizitë të fundit në Institutin e Kërkimeve të thellësisë të detit në Provincën Hainan. Projekti i cili nisi në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin, vlerësohet të kushtojë 124 milionë funte për tu ndërtuar.

Dronë të tillë si mjeti nënujor autonom i Kinës Qianlong III, mund të ndihmojnë në arritjen e një programi eksplorimi nënujor të bërë nga robotët. Një vend që mendohet të jetë një mundësi për projektin është hendeku i Manillës, i vendosur në Oqeanin Paqësor pranë Filipineve. Hendeku arrin në një thellësi prej 5,400m dhe një nga zonat më të mëdha të tërmetit në botë. "Është vendi i vetëm në Detin e Kinës Jugore me një thellësi më të madhe se 5.000 metra", tha Xi. Kimikatet  nga thellësi të poshtme si manteli i Tokës mbarten nga shfryrjet termike dhe ato 'mund të përmbajnë informacion gjeologjik'. Shkencëtarë të tjerë janë skeptikë rreth projektit dhe mendojnë se politika dhe teknologjia do të paraqesin sfida të mëdha.

 

Inxhinierët e projektit që punojnë në planin e propozuar thonë se si një stacion hapësinor, stacioni nënujor do të ketë platforma për t'u lidhur. Baza do të varet nga kabllot e lidhura me një anije apo platformë për energji dhe komunikim, truri i fuqishëm i saj dhe sensorë do të lejojë atë të kryejë misionet autonome. Materialet duhet të zhvillohen për t'i bërë ballë presionit të ujit në thellësi aq të mëdha. Ata thonë se do të dërgohen nëndetëse robotike për të vëzhguar shtratin e detit, për të regjistruar forma të jetës për katalogimin dhe për të mbledhur mostra minerale.

Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se një program i tillë ambicioz mund të tejkalojë koston e vlerësuar dhe ata do të përballen me pengesa masive teknologjike dhe politike. Kati i thellë i detit është një mjedis ekstrem, ku presioni i lartë, erozioni, gjeologjia e paqëndrueshme dhe tërmetet mund të kërcënojnë çdo strukturë në shtratin e detit. Dr Du Qinghai, studiues i asociuar në Qendrën e Hulumtimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Hadal në Universitetin e Oqeanit të Shangait, tha se buxheti prej 160 milion dollarë për një strukturë kërkimore të thellësisë së detit mund të jetë i pamjaftueshëm.


Më të lexuarat