Secondary Adv

10 sheshet me te famshme ne bote

Share on Google+

Çdo qytet në botë, i madh apo i vogël qoftë ka një shesh i cili njihet edhe si pika qëndrore dhe identifikuese e tij.  

 

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një qytet të madh apo të njohur, shumë sheshe qytetesh nëpër botë janë bërë të famshëm për shumë arsye të ndryshme. Disa përfaqësojnë dhe mbartin një histori të caktuar mijëravjeçare, disa janë pjesë identifikuese e qyteteve moderne dhe zonave të zhvilluara, dhe disa të tjerë njihen për aktivitetet e shumta kulturore dhe turistike që prej vitesh zhvillohen në të. Më poshtë gjenden disa prej shesheve apo qendrave të qyteteve botërore, të cilat njihen si sheshet më të famshme në botë sipas një listimi për 2018.  

 

10. Rynek Glowny, Krakov 

Sheshi më i madh i qytetit mesjetar të Evropës ka gjithçka që e bën Rynek Glowny në Krakov një nga sheshet më të famshme dhe që me patjetër duhet vizituar. 

 

9. Piazza Navona, Romë 

Ndërtesat madhështore barok, shatërvanë, pallate elegante, shitës, artistë të rrugës, kafene dhe turistë, Piazza Navona në zemër të Romës qendrore ofron një pamje të epokës së shkuar dhe një shumësi atraksionesh turistike. 

 

8. Piazza del Campo, Siena 

Duke mbajtur një vend të lakmuar mes shesheve më të mëdhenj mesjetarë të Evropës, Piazza del Campo është sheshi në formë guaske, i njohur gjerësisht si Il Campo. 

 

7. Grand Place, Bruksel 

Ngjashëm me sheshe të tjera të famshme në botë, Grand Place ishte gjithashtu një treg para se të shndërrohej në një zonë publike. Sot, pika më e rëndësishme e qytetit, gjithashtu një Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , sheshi Grand është i famshëm për atmosferën e tij të gjallë, kafenetë klasike dhe bollëkun e aktiviteteve.   

 

6. Sheshi Tiananmen, Pekin, Kinë 

I vendosur në zemër të Pekinit midis dy portave gjigande të lashta: Zhengyangmen dhe Tian'anmen, sheshi është vendi ku shumica e historisë kineze shpaloset. 

 

5. Sheshi i Qytetit të Vjetër, Pragë 

I ndërtuar në shekullin e 12-të, Sheshi i qytetit të vjetër të Pragës është pa dyshim një nga vendet më të bukura historike në Evropë. 

 

4. Sheshi Trafalgar, Londër 

Sheshi i cili kishte për qëllim të ishte një vend i nxehtë i Londrës ishte lënë pas dore për arsye të panjohura deri në vitin 2000, kur një plan i ri urbanistik nxorri në pah këtë shesh dhe e shndërroi atë në një prej shesheve më të famshme në botë.   

 

3. Sheshi i Kuq, Moskë 

Një shesh i qytetit që dikur vepronte si një pengesë midis lagjes historike tregëtare të quajtur 'Kitai-gorod' dhe Kremlinit, ish kala mbretërore tani rezidenca zyrtare e Presidentit, Sheshi i Kuq ka dëshmuar ngritjen dhe rënien e Bashkimit Sovjetik. 

 

2. Sheshi i Shën Pjetrit, Qyteti i Vatikanit 

Një tjetër perlë historike e Italisë, Sheshi i Shën Pjetrit është një shesh i madh verbues i vendosur përballë Bazilikës së Shën Pjetrit - enklavës papale në Qytetin e Vatikanit. 

 

1. Times Square, Nju Jork 

Billbordet me ngjyra të ndezura, gradaçela verbuese, hotelet e shumta luksoze, restorante, kafene, teatro dhe rreth 50 milion vizitorë në vit, Times Square është pikërisht ajo që bota imagjinon për qytetin e Nju Jorkut.


Më të lexuarat