Secondary Adv

Njihuni me super jahtin me turbine ere

Share on Google+

Ky është superjahti ekologjik me vlerë 114 milion dollarë i mundësuar nga turbina me erë, i cili nuk nevojitet të kthehet në tokë për t'u furnizuar.

 

Sistemi i fuqizimit përmes turbinave të erës është 100 për qind i vetë mjaftueshëm që do të thotë se pronari i saj mund të qëndrojë në det për një afat të pacaktuar, me kusht që të ketë furnizime ushqimore të mjaftueshme. Jahti është 70 metra i gjatë, përmasa të cilat pothuajse do të krahasoheshin me ato të një fushe futbolli. Ajo mund të strehojë 26 persona, 12 mysafirë dhe 14 ekuipazh dhe madje është e pajisur me një spa dhe pishinë. 

 

Z. Ruhl, ka projektuar superjahte për 15 vjet, por projekti i tij i fundit do të thotë se adhuruesit e lundrimit dhe detit mund të lundrojnë pafundësisht, nëse dëshirojnë. Për të funksionuar, tetë turbina hidraulike me erë me diameter 10 metra ndahen nga vela alumini dhe rimbushin motorët dhe bateritë e jahteve. "Turbinat me erë veprojnë si një ngarkues për bateritë dhe me përdorimin e motorëve hibride të shtytjes është e mundur të përdoret energjia elektrike për ta vënë në punë jahtin në një mënyrë të pastër", tha zoti Ruhl. 

 

'Në kushte optimale me një furnizim të pafund të ushqimit dhe ujit, mund të qëndroni në det për aq kohë sa të doni, anija është 100 për qind e vetëjaftueshme.' Varkë unike, e cila ka një shpejtësi lundrimi prej 23mph, është e para që përdor një sistem të veçantë të manovrimit. Një spa apo pishinë gjithashtu janë disa prej opsioneve të komoditetit dhe luksit që ofrohen në këtë superjaht, të cilat ofrohen për çdo klient. Nuk është e qartë kur jahti do të jetë në dispozicion për tu blerë. 

 

Modaliteti i erës është pjesë e shumë jahteve  të cilët janë miqësore me mjedisin dhe që mendohet se do të dominojnë industrinë në të ardhmen e afërt. I zbuluar vetëm pak kohë ë parë nga kompania prodhuese, jahti elektrik SolarImpact mbështetet në panele diellore të mjaftueshme për të mbuluar një fushë tenisi me madhësi të plotë. Kjo zvogëlon një sasi të konsiderueshme zhurmash, thanë projektuesit zviceranë. 

 

Jahti, i cili është më i gjatë se një balenë e kaltër në një gjatësi prej 24m, mund të strehojë dhjetë vetë dhe një ekuipazh të vogël, dhe është i ngarkuar me inteligjencën artificial, gjë e cila mundëson që të mund të drejtohet vetëm nga një person. Jahti është rezultat i pesë viteve të hulumtimit nga firma Zurich SolarImpact Yacht AG, e cila nuk ka zbuluar një çmim të pritshëm ose datën e hedhjes në treg për shitje për dizajnin e saj. 


Më të lexuarat