Secondary Adv

Kulla e Pizes eshte tashme me pak e pjerret

Share on Google+

Kulla e pjerrët e Pizës është drejtuar rreth 45 centimetra që nga restaurimi 28 vjet më parë, thonë inxhinierët.   

 

Inxhinierët thonë se monumentit të famshëm në Itali do ti duhen shumë vite për tu drejtuar për shkak të kujdesit të jashtëzakonshëm që nevojitet me një monument të tillë të brishtë. Por për lehtësimin e turistëve të cilët ende nuk e kanë parë atë, kulla e Pizës është e pamundur të jetë ndonjëherë plotësisht e drejtë. 

 

Shpime të kujdesshme dhe tuba janë instaluar nëntokë duke qënë se kulla u mbyll për publikun në janar të vitit 1990 për 11 vjet lidhur me frikën e sigurisë. Teoritë sugjerojnë se kulla prej 57 metrash, e cila ka qenë një mister për ekspertët për qindra vjet, filloi të zhytet pas ndërtimit, i cili filloi në 1173. Arsyeja pse ndodhi një gjë e tillë ishte për shkak të një dizajni me të meta, që konsiston në një themel që ishte vetëm tre metra i thellë i cili u vendos në nëntokë të dobët dhe të paqëndrueshme. 

Tre vjet pasi ishte deklaruar si një Trashëgimi Botërore nga Organizata Kulturore e Kombeve të Bashkuara UNESCO në vitin 1987, kulla u mbyll për publikun me frikë se do të shkatërrohet. Inxhinierët filluan punën për të stabilizuar dhe shpëtuar kullën për 11 vitet e ardhshme, dhe regjistrimet tregojnë se ajo është në ditët e sotme më pak e pjerrët se sa ishte më parë. Nunziante Squeglia i Universitetit të Pizës, i cili punon me Grupin e Mbikqyrjes që është ngritur pas punës së shpëtimit, ka studiuar dhe matur kullën për 25 vjet. 

 

Ai thotë se kulla u drejtua 41 centimetra deri në vitin 2001 dhe katër centimetra që nga ajo kohë. Për të kuptuar se si po lëviz ndërtesa prej 14,500 ton, matjet bëhen gati çdo një orë, disa automatikisht përdorin pendula, disa me dorë duke përdorur nivelin optik të një vëzhguesi. "Kulla ka tendencë të deformojë dhe zvogëlojë pjerrësinë e saj në verë, kur është e nxehtë, sepse kulla është në jug, kështu që pjesa jugore është e ngrohur dhe guri shtrihet. 

 

"Është një ndërtesë që është studiuar gjerësisht për më shumë se 100 vjet, por ka ende shumë gjëra për të ditur", tha ai. Kulla mesjetare, një simbol i fuqisë së republikës detare të Pizës në Mesjetë, ka arritur ti mbijetojë, e pa dëmtuar, të paktën katër tërmete të forta që kanë goditur rajonin që nga viti 1280. 


Më të lexuarat