Secondary Adv

Trendet e pllakave ne 2019

Share on Google+

Pllakat e formatit të madh në dysheme dhe mure ofrojnë një sipërfaqe të pastër dhe lëmuar, të përkryer për ambjentet e brendshme me stil bashkëkohor dhe minimalist.   

 

Për më tepër, këto sipërfaqe janë më të lehta për t'u pastruar, për shkak të mungesës së nyjeve. Falë teknologjive më të fundit në qeramikë dhe prodhime guri, formatet mund të arrijnë më shumë se 3 metra. Në këtë mënyrë, ju mund të mbuloni sipërfaqe të mëdha me vetëm një pllakë, duke minimizuar nyjet. Natyrisht, pllaka të tilla të formateve të mëdha janë shumë të rënda dhe të vështira për t'u shtruar: për këtë arsye, sot sfida është krijimi i formave të holla, me qëllim që ato të bëhen më të lehta në peshë dhe si rrjedhojë mos të jetë aq e vështirë për ti shtruar ato si në dysheme ashtu edhe në mure. 

 

Por problemi është se në rast se pllaka është shumë e hollë, ajo do të thyhet lehtë dhe pas testeve të vazhdueshme formati ideal dhe trashësia e duhur është 6mm. Duke zgjedhur pllaka të formatit të madh, ju gjithashtu mund të zgjidhni shumë dilema dizajni: së pari, në rinovime, pasi ato mund të vendosen mbi veshjet ekzistuese. Përveç kësaj ato gjejnë përdorim në ambjente të ndryshme të shtëpisë, si në banjë apo dhomë ndenje, ashtu edhe në kuzhinë. Pllakat me përmasa të mëdha pra me formate të mëdha duket se do të jenë trendi i 2019, prandaj disa prej dizajneve më të bukura të tyre mund ti gjeni më poshtë.  

 

 

  

 

 

 

 


Më të lexuarat