Secondary Adv

Projektoni dhe ndertoni pishinen dhe SPA-ne tuaj tek Pishina Wellness, pjese e Lamthi Group

Share on Google+

Kompania PISHINA & WELLNESS u formua në Veri të Italisë. Ajo u vendos në rradhët e kompanive më prestigjoze në Itali për cilësinë dhe organizimin, ku është vlerësuar dhe me çmime nga Entet Europiane.

Pas një eksperience të gjatë punimesh në Itali, Austri, Gjermani e Zvicër tani operon edhe në tregun Shqiptar që nga viti 2010 ku bëhet pjesë e Kompanisë LAMTHI BUSINESS shpk.  PISHINA & WELLNESS është e specilizuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për:

 

Pishina

Pishina është një ambjent relaksi ku mund të argetoheni me miqtë dhe të afërmit tuaj në çdo moment. Noti në pishinë është një nga sportet më të komplikuara, i cili na ndihmon në uljen e peshës, riforcon muskujt dhe na bën që të kemi një pamje fizike sa më elegante dhe të bukur. PISHINA & WELLNESS, mund të realizojë: pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishinë olimpike etj.

 

Sauna

Sauna është përdorur për herë të parë në Finlandë rreth 2000 vjet më parë. Ajo kishte disa ngjashmëri me këtë të sotmen, por ndryshimi kryesor është që ndodhej nëntokë. Shkrimi më i vjetër në botë që është gjetur për saunat daton në vitin 1112. Sauna moderne është një dhomë me përmasa relativisht të vogla prej druri, e cila ofron një mjedis me nxehtësi të fortë e të thatë me një temperaturë prej afërsisht 90˚ C. Në përgjithësi ndriçimi në një sauna është i errët.

 

Banjo Turke

Hamamet ose ndryshe banjo avulli u shfaqën për herë të parë në periudhën romake dhe më vonë u morën nga Turqit, pasi ato u përgjigjeshin më së miri kërkesave për pastrim.  Ndryshe nga sauna, përqindja e lagështisë së hamamit është 100%. Për më tepër, ai shoqërohet shpeshherë edhe me një banjo të akullt. Temperatura e hamamit mund të arrijë deri në 50°C.

 

Bio Sauna

Bio-sauna është alternativa moderne e saunës tradicionale finlandeze dhe është projektuar për të gjithë ata që vuajnë nga temperaturat e larta. Një bio-sauna ka një rëndësi të trefishtë. Ajo krijon një ekuilibër mes temperaturës dhe përmbajtjes së lagështisë në ambjent, por gjithashtu mund të jetë dhe vetëm sauna (me temperaturë maksimale 110 °C) ose ajo mund të shndërrohet në një mjedis me lagështi të lartë, por kurrë të jetë e krahasueshme me banjën turke.

 

Dhoma Kripe (Haloterapi)

Haloterapia ose ndryshe terapia e kripës kryesisht konsiston në thithjen e një arsenolit të mikronizuar të klorurit të natriumit. Në një seancë moderne të haloterapisë, pacienti është në një “dhomë kripe” të projektuar posaçërisht për të rikrijuar mikroklimën e pranishme në një shpellë natyrale të kripës. Për ta bërë atmosferën e ngopur me klorur natriumi përdoren pajisje të posaçme mjekësore (halogjeneratorë ose mikronizues të kripës), të cilat reduktojnë grimcat me madhësi mikrometër për ti lejuar më pas të jonizohen. Gjeneratori i mikroklimës mikronon kripën dhe e përzien atë tërësisht me një rrymë të rregulluar ajri, e cila pastaj shpërndahet uniformisht në të gjithë dhomën e kripës.

 

Kalim Kneipp

Trajtimi Kneipp, në ditët e sotme bazohet në hidroterapinë, e cila përdor fuqinë shëruese të ujit për të dhënë mirëqenie në trupin tonë. Zakonisht zëvendëson banjot e shkurtra me ujë të nxehtë dhe të ftohtë. Lloji më i zakonshëm i terapisë Kneipp përbëhet nga ecja nëpër shtigjet e gurëve të lumit, duke alternuar ujë të nxehtë dhe të ftohtë. Në varësi të rrugës së ofruar nga Spa-t ose institucionet termale, uji mund të arrijë këmbët ose deri në gjunjë.

 

Vaska me Hidromasazh

Hidromasazhi është një trajtim SPA që përdor xhetet e ujit me presion të lartë si mjete masazhi. Tradicionalisht, hidromasazhi përfshin zhytjen në ujë; megjithatë, disa njësi të masazhit tani kanë membrana të papërshkueshme nga uji që parandalojnë që uji të prekë lëkurën.

 

Shatërvane

Shtërvanet janë mjaft të këndshëm si në verë ashtu edhe në dimer. Modelet janë nga më të ndryshmet. Nëse biznesi juaj ka oborr e vetmja gjë që do i shtojë më tepër bukurinë është shatërvani.

 

Jacuzzi

“Jacuzzi” është emri i një familjeje italiane që është gjithashtu emri i markës së një prodhuesi SPA. Themeluesit fillestar të kompanisë – dy vëllezër – krijuan një pompë e cila u vendos në anën e një vaskë për të prodhuar një efekt vorbulles. Fjala “jacuzzi” dëgjohet shpesh kur bëhet fjalë për një vaskë në tokë, ose një banjë portative ose vaskë të nxehtë mbi tokë.

 

Për më shumë informacion na kontaktoni:

Cel:+355 67 30 99 999

E-mail: info@lamthi.com

E-mail: lamthibusiness@yahoo.it

 


Më të lexuarat