Secondary Adv

Legend Cybic, bicikleta e pare Smart

Share on Google+

Cybic Legend është biçikleta inteligjente e cila është e pajisur me sistem sigurie, luan muzikë, udhëzon për drejtimin, si dhe mund të porosisë për ju përmes Alexa.    

 

Cybic Legend, e cila u zbulua në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas vetëm pak ditë më parë, vjen e pajisur me ndihmësin dixhital Alexa të Amazon. Biçikleta, e cila do të dalë në shitje së bashku me një version elektrik, përmban një qëndër kontrolli të montuar në timon, e cila u lejon përdoruesve të hyjnë në pajisjet e lidhura me internetin. 

 

Kjo përfshin të dhënat e performancës, cilësimet e personalizuara të dritës, gjurmimi në rast vjedhjeje, një sistem sigurie, një alarm dhe një sistem përmes të cilit mund të dëgjosh muzikë. "Shtimi i funksionalitetit Alexa zgjeron nocionin e "Alexa On The Go", ku Alexa është në dispozicion kudo ku është biçikleta," tha David Kumar, menaxher kryesor i produktit në Alexa Voice Services. 'Kombinimi i Alexa dhe Cybic u mundëson drejtuesve të bicikletës të shijojnë një gamë të madhe të karakteristikave inovative dhe të integruara të biçikletave, pa qënë nevoja që drejtuesit të largojnë duart nga timoni i bicikletës. Alexa gradualisht ka hyrë në një numër të pajisjeve të papritura, duke përfshirë një mikrovalë. 

 

'Cybic përmban të gjitha tiparet që doni për Alexa, por tani në një biçikletë dhe ne jemi të kënaqur që jemi të parët që u ofrojmë këtë klientëve në Mbretërinë e Bashkuar, që prej verës së këtij viti.' Teknologjia do të ndihmojë ciklistët me shumë gjëra, duke përfshirë marrjen e përditësimeve të trafikut, duke marrë udhëzime për drejtimin, cilësimet e personalizuara të dritës, muzika dhe shumë më tepër.' TV Rollup, telefona 5G, robotë të gjallë dhe asistentë të zgjuar pritet të jenë gjithashtu pjesë e eventit më të rëndësishëm të vitit për sa i përket teknologjisë inovative, CES. 

 

Konventa vjetore do të mirëpresë kompani të njohura si Sony, Samsung, LG dhe të tjerë të cilët do të prezantojnë pajisjet e tyre të reja. Temat si inteligjenca artificiale, automjetet autonome dhe lidhja 5G pritet të jenë të spikatur në këtë ngjarje të vitit. Ekspozita katër-ditore është një datë kryesore në kalendarin e industrisë dhe do të ndiqet nga më shumë se 180,000 njerëz. Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin teknologjinë më të fundit nga më shumë se 4,500 kompani që shfaqen në konferencë.


Më të lexuarat