Secondary Adv

M-Byte, makina futuristike qe permban 5 ekrane

Share on Google+

Byton ka prezantuar makinën futuristike M-Byte, me 5 ekrane të cilat i lejojnë përdoruesit të ndërveprojë me automjetin përmes komandave të gjesteve dhe zërit.   

 

Në tërësi, M-Byte ka pesë ekrane, secili prej tyre në madhësinë e një tableti të zakonshëm, duke përfshirë një të pozicionuar në mes të timonit. Firma ka në plan të fillojë prodhimin e M-Byte deri në fund të këtij viti, me K-Byte që do të ndjekë modelin paraardhës në vitin 2021. 

 

Byton pretendon se automjeti i tij K-Byte do të nisë me autonominë e Nivelit 4. Pas daljes në shitje në Azi në 2019, pritet të arrijë në SHBA dhe Evropë rreth vitit 2020. M-Byte do të vijë me opsionin e suportit nga Alexa të Amazon të cilat do të ofrojnë komandat zanore. "M-Byte e Byton përfaqëson transformimin e makinës tradicionale në një pajisje të mençur të gjeneratës së ardhshme për çdo përdorues", tha Dr Carsten Breitfeld, CEO dhe bashkë-themelues i Byton.  

Jo vetëm që automjeti vjen me një ekran 49 inç në qëndrën e kontrollit, dhe një prekje në qendër të timonit, por tani ky automjet përfshin edhe një ekran tjetër me një prekje midis vendeve të shoferit dhe pasagjerëve. Ekranet shtesë janë të vendosura në pjesën e pasme të ndenjëseve për pasagjerët në ulëset e pasme. Bashkëthemeluesi Dr Carson Breitfeld tha se makina do të rimbushet në një distancë prej 150 miljesh në vetëm 20 minuta. 

 

Dhe, në vetëm 30 minuta, bateria do të jetë 80 përqind e plotë. Makinat e saj janë dizajnuar të jenë 'gjenerata e ardhshme e pajisjeve të zgjuara për automjetet vetëdrejtuese ose ndryshe autonome'. 


Më të lexuarat