Secondary Adv

Britania po prodhon trena me hidrogjen

Share on Google+

Trenat e fuqizuar me hidrogjen të cilët nuk shkaktojnë asnjë ndotje në mjedis dhe prodhojnë vetëm ujë, do të jenë funksionalë brenda 2021 në Britaninë e Madhe.      

 

Më shumë se 100 lokomotiva eco friendly, ose miqësore me mjedisin, thuhet se janë ende në një fazë zhvillimi për të bërë të mundur që të operojnë brenda dy viteve. Trenat të cilët janë pothuajse të heshtur, janë quajtur nga kompania prodhuese e tyre, Breeze, dhe ato thuhet se janë të aftë të udhëtojnë në shpejtësi deri në 140 km/h. 

 

Qelizat e hidrogjenit krijojnë elektricitet për të fuqizuar më pas një bateri dhe një motor, duke përzier hidrogjenin me oksigjenin. Gjithçka çfarë nxjerr dhe prodhon një tren i tillë është avull dhe ujë, dhe gjithashtu energjia e tepërt do të ruhet në bateritë e ndodhura në bordin e trenit. Gjithësesi aplikimi i këtij sistemi fuqizimi është shtyrë tek trenat për shkak se ato janë momentalisht më të kushtueshme për tu ndërtuar se sa trenat aktualë që furnizohen me lëndë djegëse. Prodhuesit e këtyre trenave mendohet se do të përdorin pjesët e përparme dhe të pasme të tyre për të ruajtur karburantin dhe kapaciteti i tij do të reduktohet nga katër vagona në tre të tillë. 

Kjo qasje e re është gjithashtu duke u përpjekur nga firma britanike Porterbrook në bashkëpunim me Universitetin e Birmingham. Ky partneritet shpreson të kryejë një test të prototipit deri në verën e vitit 2019. Nick Crossfield, drejtori menaxhues i Alstom në Mbretërinë e Bashkuar, u shpreh se një mundësi tjetër e një projekti të ardhshëm të firmës është edhe konvertimi i trenave ekzistues, duke i kthyer ato nga me lëndë djegëse në trena që fuqizohen nga hidrogjeni.

"Por përfitimi kryesor është mjedisi në aspektin e emisioneve, zhurmës dhe përvojës së pasagjerëve". Andrew Jones, ministri hekurudhor i Mbretërisë së Bashkuar, shtoi: "Teknologjia e trenit të hidrogjenit është një inovacion emocionues që ka potencialin për të transformuar hekurudhën tonë, duke bërë udhëtime më të pastra dhe më të gjelbërta duke reduktuar edhe më tej emetimet e CO2". 


Më të lexuarat