Secondary Adv

Samsung prezanton frigoriferin inteligjent

Share on Google+

Samsung ka zbuluar së fundmi një frigorifer i cili përfshin një teknologji mjaft të avancuar, duke synuar ta kthejë atë në një asistent inteligjent të shtëpisë.       

 

Frigoriferi i ri nga Samsung mësohet se do të përfshijë një ekran në formën e një panel i cili gjendet në derën e frigoriferit. Ky ekran përmes një teknologjie inovative disponon informacione të të gjitha produkteve që gjenden në të. 

 

Pra pa qënë nevoja që frigoriferi të hapet dhe të kontrollohet nëse ndonjë produkt mungon, pasi këtë punë e bën vetë frigoriferi Smart nga Samsung. Gjithashtu një risi tjetër është edhe se tashmë nëse lini derën e frigoriferit hapur, një njoftim do vijë në telefonin tuaj. Samsung shprehet se kompania synon që ta kthejë atë jo thjesht në një pajisje të zakonshme me një teknologji të avancuar, por në një asistent të dobishëm në shtëpi. 

 

Nga çfarë thuhet nga kompania, frigoriferi do të jetë një pajisje e cila do të jetë interaktive me përdoruesit. Samsung gjithashtu ka njoftuar edhe për një model të ri lavatriçeje e cila do të përfshijë Wi-Fi. gjithashtu lavatriçja do të ketë edhe një opsion për larje në shpejtësi maksimale, e cila bën të mundur që rrobat të lahen më shpejt duke nxjerrë më shumë ujë sesa makinat larëse të mëparshme të Samsung. 

 

Çmimet dhe disponueshmëria ende nuk janë bërë të ditura për frigoriferin dhe lavatriçen. Ndërsa Samsung prodhon pajisje të reja për shtëpi çdo vit, progresi mes çdo pajisjeje të re, rezulton të jetë me një rritje të konsiderueshme. 


Më të lexuarat