Secondary Adv

Kjo pajisje ju ndihmon te testoni shikimin

Share on Google+

Testimi i shikimit tuaj duke lexuar shkronja të vogla në një tabelë të largët në mur mund të bëhet një gjë e së kaluarës falë kësaj pajisje të testimit të syve.  

 

'Personal Vision Tracker' ose PVT është një pajisje e cila kushton ​​29.99 dollarë, e krijuar nga kompania EyeQue e cila mund t'u tregojë përdoruesve nëse kanë nevojë për syze pa qënë nevoja për të shkuar tek një mjek. 

Një pajisje mikroskopike i bashkangjitet një smartphoni për të përfunduar testin dhe lidhet me aplikacionin në smartphone të EyeQue, i cili gjithashtu gjurmon rezultatet e përdoruesit. Ky është një test 15 minuta i gjatë për të përcaktuar cilësinë e shikimit të një personi dhe nëse kanë nevojë për syze apo jo. Më pas pajisja dhe aplikacioni me të cilin lidhet udhëzojnë se cilat syze duhen blerë nga përdoruesi. Aplikacioni teston shikimin e përdoruesit duke përdorur një vijë të kuqe dhe jeshile që ata e shohin përmes mikroskopit. 

 

Përdoruesit klikojnë butonat '+' dhe '-' në smartphon për të lëvizur dy linjat së bashku derisa të mbivendosen dhe formojnë një vijë të verdhë. Shuma e lëvizjes së nevojshme për të arritur linjat plotësisht të mbivendosura llogarit forcën e syve të përdoruesit. Pas përfundimit të testit të parë, përdoruesi rrotullon mikroskopin për të kaluar në tetë testet e mbetura. 

 

Rezultatet nga testi sigurohen duke përdorur të njëjtat shifra sferike, cilindrike dhe akse që përdoren në një konsultë të zakonshme të syve. Shfrytëzuesi mund të futë këto shifra online dhe të blejë syzet e kërkuara. 'Teknologjia vlerëson konsistencën dhe saktësinë e testuesit. Duke marrë disa teste, në një mjedis të relaksuar dhe në pika të ndryshme në kohë, rezultatet janë një reflektim më i mirë i vizionit tuaj, në krahasim me një pikë të vetme në kohë. 

 

Krijuesit e pajisjes, Tibor Laczay dhe John Serri parashikojnë se kjo teknologji do të ketë një ndikim të madh global, duke marrë parasysh miliona njerëz të prekur nga miopia, shumë prej të cilëve nuk i drejtohen konsultave të zakonshme të syve.


Më të lexuarat