Secondary Adv

Jo vetem telefonat, edhe makinat rrezikojne privatesine

Share on Google+

Këtë javë në CES, kompanitë e automjeteve kanë prezantuar modele me kamera të brendshme që vëzhgojnë dhe analizojnë shoferët, pasagjerët dhe objekte në makinë.  

 

Prodhuesit e makinave thonë se do të rrisin sigurinë, por shumë studiues paralajmërojnë se mund të përdoren për të fituar para duke analizuar çdo lëvizje. këto kamera sipas tyre janë në gjendje të gjurmojnë shikimin e një pasagjeri për të parë se çfarë reklame po shikojnë dhe për të monitoruar emocionet e njerëzve me anë të shprehjeve të tyre të fytyrës. 

 

Edhe pse sistemet aktuale nuk dëgjojnë biseda, ekziston frika se mund të shtohet në versionet e ardhshme. Teknologjia e sensorëve në makinë konsiderohet vendimtare për vendosjen e plotë të makinave vetëlëvizëse, të cilat analistët thonë se ende ka gjasa të jenë vite larg në Shtetet e Bashkuara. Kur automjetet vetëdrejtuese ose autonome të përdoren gjerësisht, kamerat e monitorimit dhe softueri për zbulimin artificial do të përdoren për të ndihmuar në krijimin e një udhëtimi më të përshtatur për pasagjerët.  

Audi dhe Tesla Inc kanë zhvilluar sisteme por ato aktualisht nuk janë të aktivizuara. Mazda, Subaru dhe automjeti elektrik i Byton do të përfshijnë në 2019 kamera të cilat matin pakënaqësinë e shoferit. Tani për tani, megjithatë, kamera të tilla janë duke u përdorur kryesisht për të përmirësuar sigurinë. Kamerat e brendëshme të vendosura brenda makinës janë ende një risi, që aktualisht gjenden vetëm në CT6 të Cadillac 2018.  

Analiza nga teknologjia e monitorimit të shoferit mund të ndihmojë në aktivizimin e ngrohjes, uljes së sediljes ose vendosja e një lloji të caktuar muzike kur një pasagjer hyn në veturë. Prodhuesit e makinave janë më shumë të emocionuar duke qënë se të dhënat e marra nga automjeti për drejtuesin, ofrojnë mundësinë e gjenerimit të shumave më të larta dhe lidhjeve fitimprurëse me palët e treta, si shitësit me pakicë.


Më të lexuarat