Secondary Adv

Makinat nuk do jene asnjehere teresisht autonome

Share on Google+

Makinat vetëdrejtuese, ku po investohet mjaft së fundmi nga kompani të ndryshme, nuk do jenë kurrë plotësisht autonome në të gjitha kushtet ka thënë kreu i Waymo.  

 

Ai gjithashtu thotë se edhe pse makinat autonome janë tashmë duke u prodhuar nga shumë prej kompanive të automjeteve dhe janë të njohura për njerëzit, ato do të duhen dekada që të përhapen plotësisht."Autonomia gjithmonë do të ketë disa kufizime", tha John Krafcik, kreu i njësisë së makinave autonome i kompanisë Alphabet të Google. 

 

Ndërkohë që automjetet vetëdrejtuese duan kohë që të përhapen dhe të shndërrohen në të zakonshme njëjtë si makinat tradicionale, Krafcik tha se duhet investuar fillimisht në kamionë vetëdrejtues duke qënë se në këtë drejtim ka mungesë shoferësh. Waymo, kompani e Google, filloi të punojë për automjete autonome që prej vitit 2009. Prej disa kohësh kjo kompani është duke testuar automjetet vetëdrejtuese të saj, të cilat ende janë në fazë zhvillimi. Por gjithashtu Waymo është hasur me shumë problematike në këtë drejtim, pasi këto automjete kanë rezultuar shpesh në incidente të ndryshme. 

Kjo është një nga arsyet që e çon vetë kompaninë të pranojë se sado që të përsoset kjo teknologji, nuk do të arrijë dot të zëvendësojë reflekset dhe reagimet e një shoferi njeri. Për një gjë të tillë do duhen ndjesitë njerëzore, dhe instiktet të cilat drejtojnë njeriun në situata të ndryshme me të cilat përballen, si përshembull aksidentet. Megjithatë Waymo ashtu si edhe shumë prej kompanive të tjera të njohura të automjeteve, janë duke u përpjekur të arrijnë nivelin më të lartë të autonomisë për makinat e tyre, ku deri tani asnjë nuk ka arritur të marrë miratimin për këtë nivel drejtimi. 


Më të lexuarat