Secondary Adv

Nexus, taksia fluturuese me 6 motorre

Share on Google+

Në pak vite, udhëtimi juaj për në punë mund të bëhet përmes një mjeti fluturues, një prej tyre edhe taksia fluturuese Nexus me teknologjinë më të fundit inovative.

  

Ky është vizioni i taksisë fluturuese Nexus, një avion i konceptit hibrid-elektrik i zbuluar në Show Consumer Electronics në Las Vegas. Mjeti fluturues 6,000lb përfaqëson një nga prototipet më të avancuara të taksive fluturuese dhe Bell, kompania hapësinore e cila është prodhuesja e saj, thotë se do të jetë gati për fluturimet e para që nga viti 2023. 

 

'Është një automjet ajror i lëvizjes urbane, kështu që çfarë do të thotë është që do të shërbejnë për të transportuar njerëz kudo që ata kërkojnë, u shpreh një prej inxhinierëve të aerodinamikës në Bell."Pra, të ngjashme me Uber, ne do të kemi një rrjet të këtyre automjeteve në dispozicion si një taksi ajrore. "Kështu njerëzit do të kenë këtë opsion për të arritur në një destinacion, i cili mbi të gjitha është shumë më i shpejtë," tha Bilbrey. 

 

"Ju jeni duke fluturuar mbi trafikun në vend që të fluturoni nëpër trafik". Brenda është një hapësirë ​​luksoze e gjerë, e pajisur me dritare të gjera për pasagjerët e së ardhmes, një ekran masiv në tavan dhe një kabinë e teknologjisë së lartë me ekranet me prekje Garmin. Në kabinë, ka një ekran të vogël dhe zmadhues, i cili u lejon pilotëve të kontrollojnë informacionet vitale, se sa do të duhet për të arritur në destinacionin e tyre, lartësinë dhe informacionin e rrugës, ndër të tjera. 

Bell Nexus mund të transportojë deri në pesë persona në të njëjtën kohë, ku përfshihen katër pasagjerë dhe një pilot. Megjithatë, kompania shpreson se në të ardhmen taksia fluturues do të pajiset me kontrolle autonome. Dizajni unik i mjetit ajror i detyrohet pjesërisht pjesës së gjashtë helikave me diametër 8 këmbë që dalin nga trupi i tij. Këto motorrë janë ato që i japin Bell Nexus fuqinë për të lëvizur nga një pozicion i sheshtë në 90 gradë kur mjeti ngrihet vertikalisht, duke e lejuar atë të hyjë në modalitetin e shpejtësisë së lartë. 


Më të lexuarat