Secondary Adv

Pas 10 miliarde vjetesh dielli do te ngrije

Share on Google+

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se Dielli do të kthehet në një 'top kristali' të ngurtë, 10 miliardë vjet më pas kur edhe do të jetë fundi i tij.   

 

Astronomët identifikuan provën e parë të drejtpërdrejtë që yjet e vjetra kthehen në gur, që prej momentit që atyre u mungon energjia bërthamore, proçes i cili konsiston në ftohjen dhe ngurtësimin e tyre. 

 

Shkencëtarët gjetën një numër të madh të yjeve që shfaqnin shenja që tregonin se ata ishin ftohur, tek të cilat vërehej edhe faza e shndërrimit në shkëmb. Dr Pier-Emmanuel Tremblay, nga Departamenti i Fizikës i Universitetit të Warwick, tha se vëzhgimet vërtetuan një teori 50-vjeçare. Dr Tremblay tha: 'Kjo është dëshmia e parë e drejtpërdrejtë që yjet kristalizohen ose kalojnë nga një gjendje e lëngët në të ngurta. "

Të gjitha yjet do të kristalizohen në një moment në evolucionin e tyre, megjithëse shumë prej tyre e kalojnë më shpejt këtë proces. "Kjo do të thotë se me miliarda yje në galaktikën tonë kanë përfunduar tashmë procesin dhe janë në thelb sfera kristali në qiell. "Dielli vetë do të shndërrohet në yllin më masiv të kristaltë në rreth 10 miliardë vjet më vonë." Sferat kristali janë bërë nga karboni dhe oksigjeni në një dendësi kaq të lartë sa struktura e tyre prej kristali do t'i bëjë ato të duken sikur janë një metal. 

 

Dielli ynë është aktualisht një yll i verdhë xhuxh. Gjatë pesë miliardë viteve të ardhshme do të fillojë të ftohet, ku në këtë proces së pari do të zgjerohet në një "gjigand të kuq" dhe më pas do të zvogëlohet derisa të shndërrohet në një yll të bardhë të vogël dhe gradualisht do të ngurtësohet dhe të ngrijë. Yjet e bardhë në fazën përfundimtare kur edhe ngurtësohen marrin ngjyrë të zezë, pasi nuk nxjerrin më shumë nxehtësi.


Më të lexuarat