Secondary Adv

Continental prezanton qenin robot te shperndarjes

Share on Google+

Continental ka prezantuar një sistem shpërndarje që përveç furgonave autonomë të ketë edhe qenë robotikë të cilët do të dërgojnë porosinë deri në derën e shtëpisë.   

 

Continental bashkëpunoi me kompaninë robotike ANYbotics, e njohur për robotët e saj me katër këmbë që mund të hapin dyert dhe ngasin ashensorë, për të zhvilluar konceptin e synuar. 

 

Continental ka projektuar një robo-taksi posaçërisht për qentë që do të bëjnë dorëzimin e porosive për të lëvizur me të përreth. I quajtur "CUbE", ky është një furgon autonom ose vetëdrejtues në formë podi, që mund të mbajë një ose disa robotë në një kohë. Sapo furgoni të mbërrijë në destinacionin e vet, një qen robot do të dalë përmes derës së pasme të veturës për të lënë porosinë në derën e marrësit. 

Në videon e prezantimit të kompanisë, roboti e tërheq pakon nga shpina e tij dhe e vendos në pragun e derës, ku më pas edhe me një prej krahëve të tij i bie ziles së derës. Continental beson se sistemi i cili është ende në fazë koncepti mund të bëjë shërbimin e shpërndarjes deri në shtëpitë e porositësve edhe më efikas në të ardhmen. 

 

Vizioni ynë për ofrimin e një shërbimi të sofistikuar përmes makinave autonome dhe robotëve që përfundojnë proçesin e dorëzimit të pakos në shtëpi, synojmë të përmirësojmë akoma më shumë cilësinë e shërbimit.' Edhe pse koncepti i këtij shërbimi nga Continental u prit mjaft mirë në CES, kompania ende nuk ka bërë të ditur se kur këta robotë do të jenë gati për të ofruar shërbimin e tyre.


Më të lexuarat