Secondary Adv

Trendet e ngjyrave dhe arredimit ne 2019

Share on Google+

2019 ka mbërritur dhe është koha të përditësoni shtëpinë tuaj me trendet më të fundit që ofron ky vit për sa i përket ngjyrave dhe arredimit të shtëpisë. 

 

Nëse doni një pamje të re dhe më të freskët të shtëpisë tuaj këtë vit, atëherë duhet ti hidhni një sy trendeve të ngjyrave dhe stilet e arredimit për këtë vit. 2019 është një vit plot surpriza për sa i përket stileve dhe ngjyrave. Trendet e këtij viti janë krejtësisht e kundërta e vitit që lamë pas, ku ngjyrat dhe dizajnet e mobiljeve marrin një tjetër koncept. 

 

Ky është viti i ngjyrave të theksuara ose siç njihen ndryshe ngjyrave bold, të cilat do gjenden kudo, që nga muret e deri tek pllakat, mobiljet apo aksesorët. Gjithashtu edhe stilet e mobiljeve dhe format do shkojnë mjaft drejt stilit modern dhe formave të harkuara. Për më shumë shihni fotot e mëposhtme të cilat do ju ndihmojnë në arredimin e shtëpisë tuaj me trendet mbizotëruese në 2019.   

 

  

 

 

 

 

 


Më të lexuarat